Veprimtari

Pritja për Festën kombëtare në ambasadën tonë, Ottawa

Diten e premte, me datën 26 nëntor 2010, një grup i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze Toronto ku merrnin pjesë anëtarja e kryesisë, znj. Raimonda Demaj, z. Murat Hashani, ish-kryetar i parë i SHBSHK-së, z. Hytbi Tarelli, artist dhe aktivist i dalluar i komunitetit shqiptar në Toronto dhe z. Kristian Bukuroshi, anëtar nderi i Shoqatës, mori udhën e gjatë për në kryeqytetin e Kanadasë, Ottawa, për të marrë pjesë në pritjen ceremoniale të organizuar nga Ambasada jonë dhe ambasadori shqiptar në Kanada, z. Besnik Konci, me rastin e festës kombëtare dhe përvjetorit të pavarësisë. Pritja kaloi në një atmosferë shumë të ngrohtë e miqësore midis ambasadorit, anëtarëve të tjerë të familjes së tij, ku binin në sy dy vajzat e tij të veshura me kostume tradicionale të Shqipërisë së Mesme dhe shqiptarëve të tjerë që ishin ftuar të merrnin pjesë në këtë takim.

Zonja Demaj, në cilësinë e kryesueses së grupit të Torontos, përshëndeti të pranishmit. Ajo qysh në fillim theksoi se është vërtet kënaqësi e veçantë për ti përcjellë zotit ambasador përshëndetjet e Shoqatës dhe anëtarëve të saj me rastin e festës sonë kombëtare, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë per mbare shqiptarët kudo në botë. Më pas përshëndeti edhe zoti Konçi, duke falenderuar të gjithë të pranishmit në sallë. Ceremonia vazhdoi me shkëmbime bisedash, njohjesh e urimesh mes bashkatdhetarëve dhe në fund u shtrua dhe nje koktej me larmi ushqimesh, pijesh e ëmbëlsirash.

ambasadori

Nuk munguan as fotografitë e shumta që të ftuarit bënë me ambasorin dhe njeri-tjetrin në kujtim të kësaj dite të shënuar për kombin shqiptar, dites kur plaku mjekërbardhë Ismail Qemali ngriti flamurin me shqiponjën dykrenare në Vlorë 98 vjet më parë.

Jemi krenarë që jemi SHQIPTARE!

Comments Off on Pritja për Festën kombëtare në ambasadën tonë, Ottawa
Translate »