Veprimtari

Në Toronto zgjidhen gratë shqiptaro-kanadeze të vitit

GRATE SHQIPTARO-KANADEZE TE VITIT 2010!
ALBANIAN-CANADIAN WOMEN OF THE YEAR POTLUCK & AWARD!

1. Dr. Ruki Kondaj, presidente e Shoqatës shqiptaro-kanadeze Toronto, nderohet me çmimin:
Gruaja shqiptaro-kanadeze 2010 / Albanian-Canadian Woman of 2010
Motivacioni: Me rastin e kremtimit të festave të 7 dhe 8 Marsit, i jepet ky çmim në shenjë nderimi për kontributin e çmuar në ndihmë të komunitetit shqiptaro-kanadez në Kanada për vitin 2010.

2. Znj. Meshane Çini, nderohet me Çmimin Special
Motivacioni: Me rastin e kremtimit të festave të 7 dhe 8 Marsit, i jepet ky çmim special në shenjë nderimi dhe respekti për kurajon, mënçurinë dhe dëshirën e pathyer për jetën. Znj. Çini përfaqëson me dinjitet figurën e gruas shqiptare në Kanada si një shembull i lartë virtytesh, i besës shqiptare, i qëndrimit stoik përpara vështirësive të jetës.

8-marsi_3

3. Znj. Nikoleta Kostandin, mësuese e gjuhës shqipe nderohet me çmimin:
Mësuesja e Vitit 2010
Motivacioni: Me rastin e kremtimit të festave të 7 dhe 8 Marsit, i jepet ky çmim në shenjë falenderimi për kontributin e veçantë në transmetimin e vlerave të gjuhës së bukur shqipe dhe kulturës sonë kombëtare tek fëmijët shqiptaro-kanadezë në Toronto.

8-marsi_4

4. Znj. Alide Bekiri nderohet me çmimin: Shefja e Vitit 2010
Motivacioni: Me rastin e kremtimit të festave të 7 dhe 8 marsit, ky çmim i jepet amvisës më të mirë, gatimi i të cilës u vlerësua nga të gjitha pjesëmarrëset si më i shijshmi dhe me fantazi kulinare.

___________________________________________
 RAPORTI PËRMBLEDHËS MBI ZHVILLIMIN E VOTIMIT “GRUAJA SHQIPTARO-KANADEZE E VITIT 2010”

1. Grupi nismëtar për këtë çmim caktoi dy anëtarë të kryesisë së SHBSHK-së të drejtonin gjithë procesin e votimit;
2. Metoda e zgjedhur e votimit ishte: “Bottom-up” vs “Top-down” rnKëto dy metoda kryesore janë ndjekur historikisht për këtë lloj çmimi:
(a) Metoda “Bottom- up” është një metodë transparente e demokratike, ku votueseve ju kërkohet të votojnë për kandidaten më të mirë për këtë çmim. Kriteret caktohen nga institucioni përgjegjës që organizon këtë aktivitet. Kjo metodë është pa kosto, efikase në kohë dhe është e përshtatshme në rastet kur institucioni ka burime njerëzore të kufizuara (si në rastin tonë), ku veprimtaria organizohet 100% nga vullnetarë.
(b) Metoda “Top-down” aplikohet kryesisht nga shoqata/institucione të fuqishme që kanë burime njerëzore dhe financiare dhe në këtë mënyrë kanë mundësi që të përcaktojnë realisht kandidatet më të mira për këtë çmim. Kryesisht është një metode qe aplikohet kur çmimi është si prestigjoz ashtu edhe monetar. E meta e kësaj metode është se votimi koncentrohet vetem tek personat e caktuar më parë dhe nqs. ekzistojnë kandidatura të tjera të përshtatshme ato janë të përjashtuara a-priori nga votimi. Për këtë kërkohet një njohje e thellë dhe e detajuar e komunitetit dhe aktivisteve;

Pas një analize të burimeve njerëzore dhe të gjitha kushteve, komisioni i votimit vendosi të aplikojë metodën “Bottom-up”.
3. Ky çmim është vetëm prestigjoz dhe jo monetar;
4. Ky çmim jepet për herë të parë nga SHBSHK-ja dhe nuk është ofruar ndonjëherë nga ndonjë institucion tjetër shqiptaro-kanadez në Kanada.
5. Kriteret u përcaktuan nga grupi nismëtar duke patur parasysh karakteristikat e komunitetit shqiptaro-kandez, duke u mbështetur gjithashtu në përvojën e shoqatave të tjera jo-qeveritare në Europë e Amerikë dhe kritereve që vendosen për këto lloj çmimesh.
6. Kriteret u përcaktuan që të ishin gjithëpërfshirëse, jo-diskriminuse, jo-fyese dhe nuk shkelnin privatësinë e personit;
7. Fillimisht morëm disa komente e sugjerime shumë të mira në lidhje me kriteret që u diskutuan nga grupi nismëtar dhe mbas analizës rezultoi edhe përmirësimi dhe sqarimi më i detajuar i kritereve të vendosura;
8. Komisioni i votimit u përbë nga dy persona: L. Bushi (anëtare e SHBSHK-së, kryetare e komisionit) dhe R. Lelaj (sekretar i SHKBSHK-së, anëtar i komisionit).
9. U mendua që fituesja e këtij çmimi të dalë duke mbledhur votat on-line me ato on-site të pjesëmarrëseve të ftuara në një event që do të organizohej nga SHBSHK-ja në datën 13 mars 2011 (me ftesa) me rreth 65 gra të ftuara, aktiviste e anëtare të SHBSHK-së.
10. Me datën 28 shkurt 2011 u hap votimi on-line i cili qëndroi i hapur deri më 12 mars në mesnatë (plot 13 ditë);
11. U kontaktuan 310 gra e vajza me email nga komisioni i votimit; u shfrytëzua 100% arkivi i adresave të SHBSHK-së që u pasurua me e-mailat e kontakteve të Shoqatës në Facebook. Këto adresa janë arkivuar si në letër ashtu edhe në formë elektronike.
12. Votimi ishte i hapur për të gjitha femrat që kanë mbushur moshën 17 vjeç dhe janë qytetare shqiptaro-kanadeze me banim në Kanada.
13. Çdo votë është arkivuar pranë SHBSHK-së në letër dhe formë elektronike.
14. Çdo votuese ka të drejtë të votojë vetëm 1 herë (on-line); n.q.s. votuesja që ka votuar on-line është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë festive të datës 13 mars, nuk do lejohet të votojë përsëri në sallë. Çdo shkelje do të evidentohet dhe vota do të skualifikohet me protokoll;
15. Dy anëtarët e komisionit të votimit ishin të vetmit persona që kishin hyrje në adresën e Shoqates info@albcan.org, për të ruajtur konfidencialitetin e votës, nga data 28 shkurt deri më 13 mars.
16. Për të siguruar transparencë maksimale, në lajmërimin on-line votueset u informuan si më poshtë:
Vota juaj është 100% e fshehtë. Të gjitha votueset që plotësojnë formën “Regjistrimi On-line”, do të marrin dy mesazhe emaili: i pari është një mesazh që dërgohet automatikisht nga sistemi dhe i dyti është një mesazh i personalizuar falenderimi nga komisioni i votimit. N.q.s. për ndonjë arsye nuk do të merrni këto mesazhe, ju lutemi na kontaktoni menjëherë tek l.bushi@albcan.org.
17. Një person i tretë, jo anëtar i SHBSHK-së, aktiviste e Shoqatës, u caktua të verifikojë procedurën e ndjekur nga komisioni i votimit (third party verification) dhe mori pjesë në numërimin e votave dhe shpalljen e fitueses.
18. Auditores, Dr. Gerta Sazani, ju dha 100% hyrje tek arkivi elektronik (për të verifikuar 310 adresat e kontaktuara dhe votat e ardhura) dhe tek dokumentacioni i shtypur për arkivim pranë SHBSHK-së;
19. Kriteret për kandidaten për këtë çmim: kandidatja duhet të ketë mbushur moshën 17 vjeç, të jetë qytetare shqiptaro-kanadeze me banim në Kanada dhe të përmbushë një ose më shumë nga këto kushte:
(1). Ka dhënë kontribut të çmuar në ndihmë të komunitetit shqiptaro-kanadez në Kanada për vitin 2010 (kjo kandidate mund të jetë p.sh. një infermiere apo mjeke që ka asistuar shumë shqiptarë; një punonjëse sociale që ka ndihmuar shumë bashkatdhetarë në integrimin e tyre, një mësuese që ka transmetuar tek fëmijët shqiptarë vlerat e gjuhës sonë e shumë shembuj të tjerë për t’u admiruar. Pra, ne po kërkojmë gra kandidate, pa dallim profesioni, që kanë punuar me përkushtim të veçantë për komunitetin tonë në vitin 2010);
(2). Ka arritur rezultate të larta në fushën e artit, muzikës ose shkencave, përfishirë këtu gjithë shkencat (sipas alfabetit): gjuhësore, ekonomike, juridike, mjekësore, natyrore, sociale, veterinare, etj.;
(3). Ka fituar çmim(e) të akredituara nga shteti shqiptar, ai kanadez ose ndonjë çmim ndërkombëtar për shërbime të larta në ndihme të komunitetit shqiptaro-kanadez ose për arritje të larta në fushën e saj profesionale për vitin 2010;
(4). Ka treguar kurajo civile.
20. Pati një pjesëmarrje të madhe të grave në votim: nga Toronto, London dhe Hamiltoni;
21. Për këtë çmim u votuan 13 kandidate të renditura më poshtë (sipas alfabetit):
1. Ada Demaj
2. Antigoni Papastathi
3. Arta Tafaj
4. Elida Simoni
5. Gerta Sazani
6. Irene Breznica
7. Meshan Çini
8. Mirlinda Qamili
9. Ruki Kondaj
10. Sefire Xhaferi
11. Tatjana Daci
12. Teuta Guci (Prenga)
13. Valentina Saraçi

22. Gjithsej u mblodhën 81 vota (72 të vlefshme: 42 on-line dhe 30 në sallë; 9 të pa vlefshme: 2 on-line, 7 në sallë). Votat e pavlefshme konsistonin si më poshtë: 1 votë on-line votuar nga burrë; 1 votë on-line nuk specifikoi asnjë kandidate; 4 vota në sallë nuk specifikuan asnjë kandidate; 2 vota në sallë nuk plotësuan formularin siç duhet dhe 1 person kish votuar dy herë (edhe on-line). Me shumicë votash (63% të votave totale), u shpall fituese Dr. Ruki Kondaj;
23. Materialet e arkivuara prane SHBSHK-se per kete çmim, janë të hapura për çdo zonjë të interesuar të komunitetit, pasi të ketë firmosur “Confidentiality Agreement” me SHBSHK-në. Ky hap është i nevojshëm, pasi materialet e arkivuara përmbajnë informacion identifikimi të votueseve dhe personave të rregjistruar në SHBSHK.
24. Komisioni i votimit falenderon gjithë ato gra dhe vajza që votuan, uron që kjo nismë e parë të vazhdohet dhe të kthehet në një traditë të bukur të komunitetit shqiptaro-kanadez, të përmirësohet e forcohet në vite.
25. Për pyetje apo sqarime të mëtejshme, ju lutemi na kontaktoni me telefon në numrin e mëposhtëm ose me email: Tel/Fax: (416) 503-4704, E-mail: info@albcan.org

Comments Off on Në Toronto zgjidhen gratë shqiptaro-kanadeze të vitit
Translate »