Veprimtari

100 vjetori i krijimit të Shoqatës patriotike Vatra, New York

Ky përvjetor i Fedaratës Panshqiptare Vatra përkon me një vit jubilar të historisë së kombit shqiptar, 100 vjetorin e pavarësisë. Historia e Vatrës është po aq e gjatë dhe e larmishme sa historia e shtetit shqiptar.

Ne si SHBSHK vlerësojmë rolin e Vatrës me misionin e saj fisnik për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë, me qëllimin e qartë për të shpallur pavarësinë e plotë të trojeve shqiptare. Shohim veprën e saj, të një qeverie në mërgim, kur vihej në diskutim ekzistenca e shtetit shqiptar.
Federata Vatra krahas luftës për ruajtjen e identitit kombëtar bëri edhe përpjekje të vazhdueshme për ndërtimin e një shoqërie demokratike shqiptare të modeleve Europiane perëndimore. Në themelet e Vatrës janë kontributet e dy burrave të mëdhenj të Shqipërisë, Fan Nolit dhe Faik Konicës, të cilët ditën që të mbledhin rreth vetes edhe dhjetra patriotë të tjerë për të lobuar me forcë në emër mëmëdheut të vuajtur.

Fan Noli i madh e i ndjerë,
tregimtari-poet me shumë vlerë,
sa prozë e poezi ke shkruar,
me humorin tënd të mprehtë.
Me penen tende te shquar,
me shqipen tënde të dashur,
të pastër e të kulluar.

O patrioti ynë i madh,
o Fan Noli i adhuruar,
pena jote e bekuar,
gjithmonë na ka frymëzuar,
Gjithë veprat që ke shkruar,
brez pas brezi trashëguar,
o poeti ynë i dashur,
o poeti ynë i shquar,
o Fan Noli i paharruar.

Me zërin tënd që kumbon,
sa shumë na frymëzon,
na duket sikur je gjallë,
dhe me neve kuvendon.
O poeti ynë i madh,
o Fan Noli ynë i rrallë,
ky kumbimi i zërit tënd,
historinë të sjell ndër mënd,
trimërinë, Skënderbeun,
si ta lartësojmë mëmëdheun.

Shqipëri atdhe i dashur,
nuk ke qënë kurrë i mjerë,
ti ke nxjerrë njerëz të ditur,
ti ke nxjerrë njerëz me vlerë,
ti ke nxjerrë njerëz të shquar,
si Fan Noli i adhuruar.

Ti e deshe mëmëdhenë,
ti këndove Skënderbenë,
por ti vdiqe i mërguar,
për atdhe i djegëruar,
o poeti ynë i shquar,
o Fan Noli i paharruar.

Ti kur Vatrën e krijove,
patriotet tok i mblodhe,
dhe rrotull zjarrit i ngrohe,
me fjalë i frymëzove,
e si diell rrugën ndriçove.

Marika Bukuroshi, Toronto 26 prill 2012

Comments Off on 100 vjetori i krijimit të Shoqatës patriotike Vatra, New York
Translate »