Veprimtari

Aktivtete të SHBSHK-së me shoqatat e vendeve të Europës Qendrore-Lindore në Kanada (CEEC)

Me datë 21 shkurt , në mjediset e The Polish Combatants Hall, nën kujdesin e Canadian Polish Congress (KPK) u organizua një takim me temë qendrore ligjet e reja të emigracionit në lidhje me punëtorët profesionalë. Ishin të ftuar edhe ekspertë të fushës, përfaqësues federalë, provincialë, nga bashkia e Torontos dhe Ministria e Emigracionit për të sqaruar mbi çështjet që lidhen me punësimin e emigrantëve dhe punëdhënësit në Ontario.
Mbledhja u hap nga presidentja e Kongresit, znj. Teresa Berezowski e cila paraqiti programin e takimit dhe ftoi të gjithë ligjëruesit në tribunë.rnNë fjalimet e tyre u diskutuan në detaje ndryshimet e fundit që qeveria po ndërmerr në ligjin e ri për punëtorët që kanë profesione të ndryshme në mënyrë që ate të gjejnë atë që kërkojnë dhe të ndjehen të mirëseardhur në Kanada duke hyrë menjëherë në rrjedhën e jetës kanadeze me të gjitha të drejtat dhe detyrimet qytetare.
Pati pyetje e diskutime ku kryesisht u kërkua ndryshimi i legjislacionit të Provincës së Ontarios në dobi të lehtësimit të emigracionit duke bërë krahasimin me provinca të tjera të cilat kanë shënuar një rritje të konsiderueshme në rritjen e numrit të emigrantëve profesionistë.

Në këtë veprimtari mori pjesë edhe zëdhënësi i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Toronto, z. Ramazan Këllezi, i cili falenderoi organizatorët e takimit për ftesën dhe vlerësoi punën e bërë në këtë drejtim.

Në përfundim znj. Berezowski falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe i ftoi në banketin e shtruar. Ajo sugjeroi që pjesëmarrësit të takohen me njeri-tjetrin dhe të diskutojnë për fushat me interes të përbashkët e përfitim reciprok.

 

Në 95 vjetorin e pavarësisë së Estonisë

Në datën 23 shkurt, komuniteti estonez në mbarë Kanadanë festoi ditën e 95 vjetorit të pavarësisë së vendit. Në Toronto ky kremtim u mbajt në një nga qendrat e tyre komunitare në 958 Broadview Avenue.
Merrnin pjesë personalitete të larta të shtetit kanadez si ministri i emigracionit z. Jason Keney dhe shumë parlamentarë federalë dhe provincialë. Ishin ftuar të gjithë presidentët e shoqatave komunitare të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore si Polonia, Letonia, Lituania, Ukraina, Hungaria etj. Nga SHBSHK-ja e ftuar ishte presidentja e Shoqatës, dr. Ruki Kondaj.

 

hees

Pas dëgjimit të hymnit të kënduar kanadez dhe estonez, që edhe pa muzikë tingëlloi si një kor i organizuar në mënyrë perfekte, e mori fjalën presidenti i Shoqatës së Estonisë dhe njëkohësisht president i CEEC, z. Markus Hees.
Organizatorët nderuan me medalje disa individë për kontribute të veçanta në komunitetin e tyre dhe një medalje merite dedikuar ministrit kanadez të emigracionit Keney, i cili ka dhënë një mbështetje të madhe për veprimtarinë e Këshillit të Europës Lindore dhe Qendrore (CEEC).
Mbrëmja u shoqërua nga një koncert festiv në një atmosferë shumë të këndshme dhe mikpritëse për të gjithë pjesëmarrësit.

 

Edhe Lituania feston Ditën e pavarësisë

Në datën 2 mars 2013, në mjediset ku komuniteti lituan i Torontos zhvillon veprimtari të ndryshme, u organizua një banket-koncert për nder të Ditës së Pavarësisë së shtetit lituan si dhe për presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian duke filluar nga 1 korriku 2013.


Presidentja e Lituanisë për Kanadanë, prof Joana Kuras

Mbrëmjen e hapi me një falenderim për të gjithë të pranishmit znj. Jane Macijauskas, presidente e Komunitetit Lituan në Toronto, e cila pas dëgjimit të himnit kanadez dhe atij lituan, ftoi në foltore të tjerë përfaqësues të nderuar të komunitetit si presidenten e Lituanisë për gjithë Kanadanë, prof. Joana Kuras, këshilltarin e ambasadës Lituane në Ottava si dhe dy anëtarë të Parlamentit të Ontarios që uruan përzemërsisht të pranishmit për festën e tyre të Pavarësisë. Të ftuar ishin edhe përfaqësues të komuniteteve të tjera në Toronto si ai polak, hungarez, leton, eston etj. Për të përfaqësuar komunitetin shqiptar ishin të ftuar presidentja e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, dr. Ruki Kondaj dhe zëdhënësi i kësaj shoqate, z. Ramazan Këllezi. Në emër të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore foli presidenti i CEEC, z. Markus Hees.
Pas përshëndetjeve të mësipërme, në skenë interpretoi grupi muzikor “Pelenai” i ftuar nga Lituania enkas për këtë festë.

lituania

Presidentja e Lituanisë për Kanadanë, prof Joana Kuras

Mbrëmja kaloi në një atmosferë tepër festive ku spikati mbi të gjitha mikpritja për të ftuarit. Ajo shërbeu edhe për njohjen reciproke dhe shkëmbimin e ideve racionale në shërbim të komuniteteve tona, duke vënë theksin në një bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen. Komunitetet tona ndajnë mentalitet të ngjashëm dhe kanë probleme të njejta.

Comments Off on Aktivtete të SHBSHK-së me shoqatat e vendeve të Europës Qendrore-Lindore në Kanada (CEEC)
Translate »