Veprimtari

Promovimi i librave të Luan Starovës, shkrimtar, poet dhe diplomat shqiptar në Maqedoni

Mё datën 3 mars nё mjediset e North York Library me ftesё tё znj. Christina E. Kramer, profesoreshë e gjuhёve dhe letërsisë sllave nё Universitetin e Torontos dhe pёrkthyese e librave tё Luan Starovës, shkrimtar shqiptar nё Maqedoni, poet dhe diplomat. Ai është njё nga shkrimtarët me numrin mё tё lartё tё botimeve nё botё. Nё bashkёpunim me komunitetin maqedon nё Toronto u promovuan dy libra të Luan Starovës: Koha e dhive dhe Librat e babait. Nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Toronto ishin të ftuar presidentja e shoqatёs, dr. Ruki Kondaj dhe dy ish anëtarё tё bordit tё shoqatёs z. Hytbi Tarelli dhe znj. Arta Tafaj.

Aktivtietin e hapi profesoresha Kramer e cila falenderoi pёr pjesёmarrjen dhe mbёshtetjen e SHBSHK-së pёr mundësinë e përkthimit dhe të drejtat e botimit të librave tё Starovёs nё anglisht. Komunikimi i drejtpërdrejt në shqip nёpërmjet skype me autorin u transmetua me njё emocion tё vecantё si pёr autorin ashtu edhe pёr pjesёmarresit shqiptarё nё sallё. Dr. Kondaj falenderoi z. Starova pёr kёtё krijimtari tё pasur i cili ka vendosur nё qendёr familjen e tij nё emigracion me karakteristikat dhe virtytet me tё mira shqiptare.

starova1
Ruki Kondaj, Christina E. Kramer dhe Virginia Evans

Comments Off on Promovimi i librave të Luan Starovës, shkrimtar, poet dhe diplomat shqiptar në Maqedoni
Translate »