Veprimtari

Festimi i Novruzit (Pranverës)
së bashku me komunitetet e tjera në Toronto

Me datën 24 mars, në mjediset e Nile Academy u zhvillua Festivali i Novruzit për kremtimin e ditës së parë të pranverës ku morën pjesë mbi dhjetë vende të kulturave të ndryshme. Aktiviteti u organizua nga Shoqata e Miqësisë Turko-Kanadeze.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe komuniteti shqiptar nëpërmjet një grupi nga SHBSHK-Toronto dhe Shoqata Shqiptare e Hamiltonit që morën përsipër paraqitjen e ushqimeve shqiptare, kostumeve dhe suvenireve nga Shqipëria si dhe përfaqësimit e kulturës popullore shqiptare me grupin e valleve “Shqiponjat e vogla”. Ky grup, tashmë i njohur për komunitetin tonë, solli në skenën e festivalit të verës, ndryshe nga grupet e tjera konkuruese, një dinamikë të veçantë dhe emocionoi të pranishmit të cilët u bënë pjesë e valles së Jugut.

 

sgro
Me vëllezërit shqiptarë nga Hamiltoni. Në qendër MP Judy Sgro

Përveç Shqipërisë dhe Turqisë, morën pjesë edhe Bosnja-Hercegovina, Azerbaixhani, Uzbekistani, Tataristani, Turkmenistani, Taxhikistani, Ughuristani dhe Yaqutia.
Nën tingujt e muzikës shqiptare dhe kostumeve shumëngjyrëshe, valletaret e vogla shpalosën motivet e bukura shqiptare të realizuara me mjeshëtri nga koreografi Këllezi. Për këtë arsye grupi u vlerësua me çmimin e parë të festivalit duke marrë ftesa për pjesëmarrje në festivale të tjera siç është ai i Ditës Ndërkombëtare të Fëmijeve që bëhet në muajin prill. Për gatimet tradicionale me çmim të parë u vlerësua Bosnja, për shumëllojshmërinë dhe cilësinë e ushqimeve të ofruara.

cmimet

Organizimi i pjesëmarrjes në këtë festival u realizua nga dr. Ruki Kondaj, Presidente e SHBSHK-së, Ramazan Këllezi, antar bordi dhe zëdhënës i Shoqatës, Irma Luli, sekretare dhe Nora Hashani zv/sekretare. Në koncert pati një pjesëmarrje të madhe nga familjet e fëmijëve. Të pranishëm edhe anëtari i këshillit të nderit, prof. Kristian Bukuroshi dhe aktivisti i hershëm i Shoqatës, z. Behadin Qafleshi.
Ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja e madhe e personaliteteve të politikës kanadeze dhe e përfaqësuesve të shtetit turk në Kanada. Në fund të aktivitetit u mboll një pemë si simbol i ardhjes së stinës së pranverës.

pema

Comments Off on Festimi i Novruzit (Pranverës)
së bashku me komunitetet e tjera në Toronto
Translate »