Veprimtari

Koncert i përbashkët i klasave shqipe me Shoqatën Shqiptaro-Kanadeze

Mё datёn 15 qershor 2013, nё Portage Trail Middle School, ku zhvillon mësimin njera nga klasat e gjuhёs shqipe, u organizua njё veprimtari e pёrbashkёt me rastin e pёrfundimit tё vitit shkollor. Gjuha e bukur shqipe mësohet në 5 klasa të qytetit, program ky i miratuar prej vitesh nё disa shkolla të Toronto District School Board.
Kjo veprimtari u propozua nga bordi i shoqatёs Shqiptaro-Kanadeze kёtu nё Toronto dhe u mirёprit nga disa mёsues tё gjuhёs shqipe si znj. Polina Muça dhe z. Astrit Demaliaj. Me njё bashkёpunim tё tillё mundёm tё korrim sukses tё plotё duke i hapur rrugёn njё organizimi mё tё gjёrё nё vitin e ardhshёm siç u shpreh dhe Livia Poppa: pёrgjegjёse pёr International Language Program nё TDSB. Ajo pёrshendeti tё pranishmit dhe vlerёsoi faktin se organizimi i kёtij aktiviteti flet shumё pёr traditat dhe kulturёn e shqiptarёve dhe falenderoi e inkurajoi fёmijёt ta ruajnё gjuhёn, traditat, zakonet dhe kulturёn shqiptare.
Nga kryesia e shoqatёs morёn pjesё presidentja Dr. Ruki Kondaj, sekretarja znj. Irma Luli dhe zёdhёnёsi i Shoqatës z. Ramazan Kёllezi. Dr. Kondaj pёrshёndeti pjesёmarresit dhe u bёri ftesё gjithë bashkatdhetarёve qё tё regjistrojnё fёmijёt nё klasat shqipe jo vetёm pёr tё mёsuar gjuhёn tonё, por edhe pёr tё kёnduar e vallёzuar shqip.
Festa e shkollave2Koncerti u prezantua nga dy vajza tё mrekullueshme, Kejsi, nxënëse në njerën nga klasat shqipe dhe Uarda, prezantuesja e mirёnjohur e koncertit tё 100 vjetorit tё pavarёsisё në Toronto. Festa u hap me hymnin shqiptar dhe kanadez tё kёnduar me zërin brilant nga tenori i ri Dion Kёllezi, edhe ky i njohur nё tё gjitha veprimtaritë e Shoqatёs sonë. Kori i fёmijёve kёndoi kёngёt e dashura “Kur ishim tё vegjёl”, “Macja le tё lahet”, etj. nёn drejtimin e palodhur e profesional tё znj. Ina Xoxa me muzikё tё orkestruar nga artistja Entela Kallushi, pjesёmarrёse aktive e koncertit tё 100 vjetorit tё pavarёsisё. Grupi i valleve “Shqiponjat e Vogla” interpretoi inskenimin e kёngёs “Dhuratё pёr ditёlindje” dhe vallet me motive tё Tiranёs e Jugut tё pёrgatitura me shumё pasion e profesionalizёm nga mjeshtri koreograf Ramazan Kёllezi. Fёmijёt e klasave shqipe kёnduan e recituan vargje nё shqip tё pёrgatitur me kujdes nga mёsuesit e tyre Polina dhe Astriti. Çdo varg u shoqёrua me duartrokitjet e shumta tё spektatoreve. Flautistja znj. Arta Naçi dhe DJ Ardi Shtylla lujatën enkas pёr kёtё aktivitet.
Festa e shkollave3Atmosfera e krijuar i kaloi parashikimet, fёmijёt kёnduan e kёrcyen pёr rreth dy orё sё bashku me prindёrvit e gjyshёrit e tyre tё cilёt vlerёsuan shumë punёn e palodhur tё mёsuesve, iniciativёn e Shoqatёs Shqiptaro-Kanadeze, praninё e korit tё fёmijёve dhe grupit të vallëtarёve tё vegjёl.
Z. Pёrparim Kapllani, pronar i Albany Pizza, sponsor i rregullt i veprimtarive tё SHBSHK-sё ndihmoi edhe kёtё radhё duke ofruar pёr tё gjithё pica tё ngrohta tё cilat i serviri i pa lodhuri z. Leonard Zogaj, aktivist i hershёm i klasave shqipe.
Si gjithnjё kamera e Pasqyrёs Shqiptare ishte e pranishme nё dokumentimin e veprimtarive tё rёndёsishme komunitare si kjo festё e bukur.

Comments Off on Koncert i përbashkët i klasave shqipe me Shoqatën Shqiptaro-Kanadeze
Translate »