Veprimtari

Në piknikun tradicional të Shoqatës shqiptare St. Thomas-London

Me datёn 30 qershor 2013, me ftesё tё shoqatave simotra nё London e St.Thomas, njё pёrfaqёsi e shoqatёs kryesuar nga dr. Ruki Kondaj, presidente, dhe znj. Irma Luli, sekretare, morёn pjesё nё piknikun e përvitshёm nё klubin e shoqatёs sё St. Thomas. Merrte pjesё edhe anëtari i Kёshillit tё Nderit tё shoqatёs sonë z.Iljaz Loku me familjen e tij.
Përveç pjesëmarrësve të shumtë nga Londoni e St. Thomasi kishin ardhur edhe bashkatdhetarë nga Kitcheneri, Toronto e Hamiltoni. Kishte bile vizitorë edhe nga Michigani. Piknikun e gjallëruan muzikantёt e mirёnjohur Pёrparim Mefaj dhe Erind Demiri tё cilёt lujatёn muzikë dhe kёnduan kёngё popullore per pjesёmarrёsit nё aktivitet.
Pikniku kaloi nё njё atmosferё shumё tё kёndshme me ushqime tё bollshme, argëtime dhe lojra futbolli. Drejtuesit e shoqatave pjesëmarrëse Ruki, Irma, Shaniu, Naseri dhe Ramadani bashkëbiseduan shtruar pёr të vazhduar më tej kёto përvoja bashkёpunimi nё tё gjitha drejtimet edhe pёr tё ardhmen. Pas njё aktiviteti tё bukur, kthimi u bё edhe mё i lehtё pёr në Toronto.

Comments Off on Në piknikun tradicional të Shoqatës shqiptare St. Thomas-London
Translate »