Veprimtari

Pikniku tradicional i SHBSHK Toronto

Mё datёn 28 Korrik, me iniciativёn e Shoqatёs Shqiptaro-Kanadeze, u organizua nё High Park pikniku tradicional. Nё hyrje ishin lidhur bukur tre flamurё, flamuri kombёtar, flamuri i Kosovёs dhe flamuri kanadez qё valviteshin nё gjelbёrimin e kёtij parku tё mrekullueshёm. Antarёt e bordit me detyra tё pёrcaktuara mirёpritёn dhe shёrbyen pёr orё tё tёra mbi 300 pjesёmarrёs nё kёtё aktivitet tё miratuar mё parё nё planin vjetor tё shoqatёs.
Qё nga tavolina kryesore e shitjeve dhe gatimeve shёrbenin antarёt e kryesisё Irma, Bora, Irena, Nora dhe Emiljana. Antarёt e tjerё tё bordit si Valboni, Landi, Bledi shёrbenin nё drejtime tё ndryshme çdokush sipas pёrgjegjёsisë. Xhemi dhe Ramazani kishin realizim e programit e sё bashku me Dr. Kondaj pёrbёnin njё ekip tё plotё dedikues. U servirёn gjithё kohёs ushqimet tradicionale si pite e qofte tё pёrgatitura nga Old Mill Caffe me pronarё Behadin e Nazim Qafleshin, sallatё lakre e pёrgatitur me mejshtёri nga restoranti i Nehat Qerimit etj. Vullnetarёt si gjithnjё ishin nё ndihmё tё komunitetit, si nё shёrbimin e ushqimit ashtu edhe nё shitje librash e suveniresh: Eninna Luli, Drita Gjikaj, Rezart Fili e Armando Zenelaj.
Nuk munguan as tё rinjtё e pёrhershёm tё fotografisё Gazmend Kondaj e Zigrida Mila tё cilёt u munduan tё fiksonin çdo detaj të festës. Nё tavolina janё paraqitur bukur dhe bluzat me shqiponjёn dy krenare e librat e shkrimtarёve shqiptarё Pёrparim Kapllani e Kristaq. Kombinimi i flamurёve dhe vajzat e grupit “Shqiponjat e vogla” tё veshura me kostume popullore tё krahinave tё ndryshme nga mjeshtri koreograf Ramazan Kёllezi i dhanё ngjyra shqiptare kёtij aktiviteti tё larmishem. Ato vallёzuan gjatё gjithё ditёs tё bashkuar me njeri-tjetrin si njё familje e madhe shqiptare. Nuk munguan edhe lojrat pёr fёmijё me figura tё ndryshme e simbole tё pёrgatitura me pasion nga e reja Uarda Kёllezi, si dhe lojrat sportive nёn kujdesin e Leonard Zogajt.
Kёngёn e vallen e ndezi si gjithmonё DJ ynё Andi Alimehmeti i cili i palodhur e me buzёqeshjen e tij modeste solli meloditё e kёngёt mё tё bukura nga tё gjitha trevat shqiptare.
Nё kёtё aktivitet u bёnё disa vlerёsime tё merituara pёr antarё tё shoqatёs, biznese dhe futbollistёt mё tё rinj nё komunitet tё cilёt kanё dhёnё kontributin e tyre tё çmuar nё ndihmё tё SHBSHK-sё. Morёn pjesё dhe pёrshёndetёn pёrfaqёsues tё shoqatave simotra si Besnik Rexhvelaj e Naser Berisha nga Londoni, Ramadan Maliqi nga St. Thomas, Vjollca Bytyçi nga shoqata e Hamiltonit, pёrfaqёsuesit e Misionit Nënë Tereza tё Kishёs katolike At Xhovani dhe Tony Nikac, pёrfaqёsues tё komunitetit turk nё Toronto z. Mehmet Gyl dhe Sadedin Ozcan, pёrfaqesuesja e shoqatёs sё Çekisё dhe Sllovakisё znj. Radmilla Locker etj. Nuk mungon asnjёherё pёrfaqёsuesi Edmond Harari i cili përcolli pёrshendetjen nga zyra e parlamentarit tё Kanadasё, mik i shqiptarёve Jim Karygiannis. Dy korrespondentё tё njё gazete kanadeze fotografuan gjatё gjithё kohёs njerёzit tanё me fytyra tё qeshura, simbolet kuq e zi nё sfondin e gjelbёr nё High Park.
Aktiviteti do tё transmetohet pёr njё publik mё tё gjёre nga z. Ilir Lena nё emisionin “Pasqyra Shqiptare”. Ervin Meço, i njohur nga publiku si regjizori i Koncertit tё madh tё 100 vjetorit, po merrte intervista pёr Pasqyrёn shqiptare. Çdo njeri dukej se kishte njё rol. Njё ditё e bukur, njё ditё shumё mё ndryshe nga ditёt e zakonshme, me njerёz tё gёzuar e tё qeshur qё shijuan sё bashku çaste tё kёndshme dhe momente mbresёlёnёse.
Gjatё gjithё asaj dite kёngёt e vallet shqiptare buçitёn dhe tё gjithё kapur dorё pёr dore vallёzuan deri nё mbrёmje vonё duke marrё falenderimet e tё pranishmёve pёr kёtё organizim me sukses tё. Kur jemi tё bashkuar kёshtu edhe Shqipёrinё e ndjemё gjithnjё e mё afёr.

Përshtypje nga Veno e Arben Vejsiu:
Pikniku i sotёm ishte organizuar nё mёnyrё perfekte. Kryetarja e Shoqatës, zj. Ruki Kondaj tregoi dhe njё herё vlerat e saj organizative, energjike, palodhshmёrinё dhe devotshmёrinё pёr punёn me komunitetin shqiptar. Njёkohёsisht vlen pёr tu pёrmendur dhe puna e z. Ilir Lena qё gjithmonё ёshtё i pranishёm nё eventet shqiptare dhe paraqitjen e tyre nё televizion. Sot ishte me tё vёrtetё njё ditё e bukur vere, ku tё gjithё tё pranishmit u argёtuan me muzikёn e bukur popullore shqiptare nga tё gjitha krahinat e vendit. Ushqimi i freskёt, i servirur nga vullnetarё tё shumtё ёshtё njё ndihmё dhe punё shumё e mirё pёr komunitetin tonё. Duam tё pёrmendim kёtu ndihmёn e aktivistit tё komunitetit z. Leonard Zogaj, Emiljanës, Erandёs, etj.
Ishte njё vlerёsim pёr komunitetin tonё prania e anёtarit tё Parlamentit kanadez dhe pёrfaqёsuesve nga shoqata tё ndryshme. Pjesёmarrja e shqiptarёve nё piknik ishte e konsiderueshme nё numёr, por duke patur parasysh numrin e atyre qё jetojnё nё Toronto duhet tё kishte mё shumё prani pёr tё forcuar mё shumё komunitetin tonё. Ishte me tё vёrtetё kёnaqёsi tё shikoje shqiptarёt tё mbedhur tё gjithё bashkё duke komunikuar nё gjuhёn tonё dhe duke u argёtuar. Edhe nje herё njё falenderim qё na krijoni mundёsinё pёr tu takuar bashkarisht.

Pikniku-2

Pikniku-3

Pikniku

Comments Off on Pikniku tradicional i SHBSHK Toronto
Translate »