Veprimtari

Festa e Flamurit ndër shqiptarët e Ontarios

Më datën 22 nëntor në Le Parc Banquet Hall në Toronto u festua me madhështi festa e 101 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ku morën pjesë më shumë se 600 bashkatdhetarë. Të ftuar nga parlamenti kanadez ishin  Hon. Brad Duguid, minister, Donna Cansfied MPP, Jovan Baker kandidat për MPP, përfaqësuesit fetarë si peshkop Ilia Ketri nga kisha ortodokse, Don Xhovani nga kisha katolike në Toronto, konsujt e nderit në GTA dhe Toronto Ervin Musta dhe Genc Tirana, zv. konsulli turk Ali Riza Guney, prof. Nusret Pllana nga Kosova, presidenti i Shoqatës Shqiptare në Hamilton Shani Pnishi etj.

E ftuar e mbrëmjes këngëtarja e madhe shqiptare Aurela Gaçe, shoqëruar nga Përparim  Mefaja dhe Erind Emiri si dhe këngëtaret e reja Tringa Rexhepi e Melina Dulluku. Grupi i valleve “Shqiponjat e vogla” ishte një sukses i radhës i prof. Ramazanit i cili i përgatiti me aq pasion edhe pse vetë nuk pati mundësi të marrë pjesë në festë.

Flamuri-3Më pas e morën fjalën presidentja e shoqatës e cila falenderoi të pranishmit për pjesëmarjen në këtë festim madhështor dhe më pas zv/presidenti Xhemi Agaj ftoi gjithë familjet dhe personat e zgjedhur për tu nderur me pllakën e antarit të nderit, praktikë e re kjo për Shoqatën Shqiptaro-Kanadeze Toronto. Ata të emocionuar ngjitën shkallët së bashku me ministrin Duguid dhe konsullin Musta.

 

 

Flamuri-6Në këtë festë u nderuan 11 personalitete nga brënda dhe jashtë Kanadasë për kontributin e tyre në të mirë të çeshtjes shqiptare: At Antonio Bellusci, arbëresh nga Frashineto-Kalabri, At Ilia Ketri, kisha Ortodokse USA,  Frank Figlia, arbëresh-Toronto, Norman Nuri Ahmet-Toronto (pas vdekjes), Duro Cini-Toronto (pas vdekjes), Agako Nouch-Toronto, Tony Nikac-Toronto, Mary Kerim-Toronto, Prof. Nusret Pllana-Kosovë, Hysen Prishtina-Toronto (pas vdekjes), Eric Margolis-Toronto.

 

Flamuri-4Koncerti filloi me hymnet e flamurit shqiptar dhe kanadez kënduar si gjithnjë nga tenori i ri Dion Këllezi. Prezantuet të mbrëmjes ishin aktoi Xhemi Agaj dhe Zigrida Mila të cilët ftuan në hapje valltaret e reja që interpretuan aq bukur vallen me motive dasme të Shqipërisë së Mesme.

 

 

 

 

 

Flamuri-7Pas darkës së këndshme Aurela Gaçe e ngriti publikun peshë me këngën patriotike «Shqipëri o Nëna ime», pasuar me këngë të tjera nga Kosova e Çamëria. Publiku gjatë gjithë kohës e shoqëroi në këngë e në valle pa u ndalur . Më pas kënduan me radhë Tringa Rexhepi me një repertor të pasur të Vaçe Zelës, Përparim Mefaja me këngë nga Shqipëria e mesme dhe këngëtarja e re Melina Dulluku, që iu bashkangjit programit ditët e fundit, me këngë anglisht dhe shqip. Mbrëmja i ngjante një dasme të madhe familjare ku dhëndër e nuse ishin pavarësia dhe flamuri shqiptar.

Në orën 12 siç është bërë tashmë traditë dr. Kondaj ftoi gjithë kryesinë e shoqatës për prerjen e tortës e cila u sponsorizua nga European Pattiserie me pronarë Bruna dhe Adi Brari. Mbrëmja kaloi në një atmosferë aq të bukur sa njerzit largoheshin me dëshirën që shumë shpejt të shihen përsëri në festa e takime të tjera të SHBSHK-së.

Në Festimet e pavarësisë në Hamilton mori pjesë sekretarja e shoqatës Irma Luli dhe zv/sekretarja Nora Hashani.

Më datën 24 nëntor u krye ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit kombëtar para parlamentit të Ontarios ku morën pjesë përfaqësues të shtetit kanadez: Donna Cansfield, Brad Duguid, Jim Karygiannis, Jovan Baker, At Ilia Ketri, Ambasadorja e Shqipërisë në Kanada Elida Petoshati, konsujt e nderit Ervin Musta dhe Genc Tirana, ky i fundit ishte dhe moderator i ceremonisë. Përshëndetën me radhë Znj. Elida Petoshati, Dr. Ruki kondaj, Hon. Brad Duguid, Donna Cansfield, Hon. Jim Karygianins, përfaqësuesi i shoqatave simotra Shani Pnishi etj.

E pranishme si gjithmonë Pasqyra Shqiptare me producentin Ilir lena i cili filmoi dhe pasqyroi më së miri të gjitha festimet e pavarësisë nga shoqata shqiptaro-kanadeze në Ontario. Edhe pse dita ishte tejet e ftohtë, shqiptarët ishin të shumtë dhe festuan me hare këtë ditë kombëtare

 

Comments Off on Festa e Flamurit ndër shqiptarët e Ontarios
Translate »