Veprimtari

Multicultural Showcase 2014

Z. Brad Duguid  MPP dhe Minsiter per Trainim dhe Edukim ne Ontario shpesh i pranishuem në disa veprimtari të shoqatës sonë, gjithmonë ka vlerësuar kulturën dhe artin shqiptar. Kjo ishte edhe arsyeja që me ftesën e tij grupi i valleve “ Shqiponjat e Vogla” u ftua për të marrë pjesë në  Multicultural Showcase 2014 e cila u mbajt në datën 6 mars 2014 në Scarborough City Center me motivin e festimit të kulturave të ndryshme të përfaqësuara nga të rinjtë e talentuar.
Në këtë shfaqje morën pjesë disa grupe e individë nga vënde të ndryshme si Kina, India, Japonia, Korea etj. Shoqata jonë u prezantua me grupin e saj të valleve ku Shqiponjat e Vogla interpretuan me nivel të lartë artistik  Vallen e Tiranës si dhe Vallen e Kosovës.
Nga shoqata morën pjesë në këtë veprimtari Dr. Ruki Kondaj, Irene Breznica dhe Ramazan Këllezi.
Shqiponjat e vogla si çdo here edhe këtë rast u pritën  me duartrokitje tue gjata e të meritura nga auditori i mbushur plot e përplot nga shumë komunitete etnike.
Z. Duguid falenderoi për pjesëmarrjen dhe vlerësoi nivelin e paraqitjes dhe interpretimit të valltareve tona, vlerësim që u miratua edhe nga spektatorët e pranishëm.
Ministri i emocionuar theksoi se kjo nuk dukej se ishte thjesht nje showcase por nje konkurim per talente të reja. Takimi u mbyll me falenderime e foto të shumta me pjesemarresit dhe z. Duguid, mik i komunitetit shqiptar.

Duguid

Comments Off on Multicultural Showcase 2014
Translate »