Veprimtari

Gratë e vajzat e Torontos festojnë 7-8 marsin

Më 9 mars 2014, Shoqata Shqiptaro-Kanadeze e Torontos organizoi një festim disi ndryshe nga ato në banket-holle për nder të festave të 7-8 marsit me gatime tradicionale nga gjithë trevat dhe me një program të pasur. Merrnin pjesë gra e vajza nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, por e veçanta ishte prania e nënave dhe gjysheve në krye të sallës së madhe, të cilave ua shtuan hijeshinë vogëlushet e grupit të valleve “Shqiponja e vogla” veshur me kostumet e tyre popullore .

Në hyrje të këtij mjedisi familjar ishte banderola e madhe “Gezuar Festat e 7-8 Marsit” dhe dy tufa të mëdha me lule, ku secila nga pjesëmarrëset kishte lulen e saj, dhuratë nga Dhurata.com enkas për këtë ditë, sponsorizim për SHBSHK-në. Ishte përzgjedhur një program i thjeshtë dhe i bukur me pjesëmarrjen e talenteve të reja Tringa Rexhepi, Ana Golja. E ftuar e veçantë Mjeshtrja e Madhe e këngës Irini Qirjako.

8-marsi-3Aktiviteti u moderua nga anëtarja e shoqatës Edlira Çini e cila pasi falenderoi pjesëmarrësit ftoi Tringa Rexhepin për të kënduar hymnet kombëtare dhe prezantoi dy drejtueset e reja Uarda Këllezi e Ana Golja dhe vogëlushen Dea Dervishi. Gjallërinë në sallë e sollën “Shqiponjat e vogla” të koreograf Ramazanit me vallet e Tiranës dhe Tropojës të cilat u durtrokitën gjatë gjithë kohës. Muzikantja Entela Kallushi luajti në violinë Këngën e gjyshes interpretuar nga Vaçe Zela dhe Këngën e nënës interpretuar nga Anita Take. Meloditë u shoqëruan nga zëri i të gjitha grave që dukej si një kor që ish përgatitur prej kohësh.

8-marsi-7

 

 

 

 

 

 

 

Më pas programi vazhdoi m8-marsi-5e pjesë të zgjedhura nga repertori i Vaçe Zelës kënduar nga Tringa Rexhepi, ndërsa Ana Golja interpretoi shkëlqyeshëm një këngë angleze. Irini Qirjako i përshëndeti gratë me këngën patriotike për Ismail Qemalin që e ka shumë per zemër. Vogëlushja Dea Dervishi kishte ardhur shumë e përgatitur për këtë festë; ajo jo vetëm luajti një pjesë në piano por recitoi me pasion një poezi për nënën. Po kështu Uarda Kellezi kishte shkruar enkas një poezi për nënën e cila u prit me emocione.

Një përshëndetje të shkurtër e bëri pr8-marsi-8esidentja e shoqatës Dr. Ruki Kondaj, e cila prezantoi gratë e bordit: Irmën, Emiljanën, Borën, Irenën, Tringën, Norën, të cilat përbëjnë më shumë se 50 % të bordit drejtues të shoqatës, përfaqësim dinjitoz ky nga gjithë trevat shqiptare. Ajo prezantoi edhe vullnetaret: Arianën, Aidën dhe Artën të cilat  ndihmuan që ky aktivtiet të jetë vërtet një sukses i radhës. Dr. Kondaj e drejtoi urimin ndaj brezit të nënave tona të cilat i quajti brezi i artë i shoqërisë shqiptare, që ndërtoi Shqipërinë, përqafoi demokracinë dhe provoi e përballoi edhe sfidën e emigirmit.

 

 

8-marsi-10Takimi kaloi në një mënyrë aq mbresëlënëse sa të gjitha nënat, gratë e vajzat, u ndjenë sikur të ishin në një shtëpi të madhe. Ato nuk rreshtën së kërcyeri vallet e këngët popullore nën drejtimin e DJ Jetonit. Në këtë festim ishin të ftuara dhe dy perfaqëusese shoqatash të huaja, znj.Shashi Bahtia nga Shoqata Indo-Kanadeze dhe znj. Aysh Koci nga IDI – International Dialog Institute. Me rastin e festës së 7 marsit u lançuan edh dy autore-mësusese shqiptare me banim në Kanada, Drita Tarifa Skilja dhe Dhurata Sinani, të cilat kanë botuar librat e tyre në anglisht më 2013.

Iu erdhi radha edhe mbi 50 gatimeve tradicionale dhe 15 lloje embëlsirash që i shndërruan sallat e shoqatës në një panair të vërtetë ushqimesh. Megjithëse në Kanada, shqiptarët vazhdojnë të ruajnë traditat edhe në gatim: byrekë, tavë kosi, pulë e mbushur, qofte, fli, qifqi, kifle, dollma me lakër, imam bajalldi, sallatra, mishra. Kish edhe recetat e reja që tregon se shqiptarët janë të hapur edhe për gatimet moderne e të vendeve të tjera. Nuk munguan ëmbëlsira tradicionale si bakllava, kadaif, kompekanjë, sheqerpare, hasude, kekra të ndryshme, petulla etj. Sponsori Old Mills Café ofroi për gratë që festonin një tave me byrekë të zgjedhur me mish, vezë, djathë, spinaq etj.

Në fund u organizua edhe një konkurs i thjeshtë sa për humor e argëtim. Në juri u zgjodhën tre gra jashtë kryesisë: Ariana Nati, Remka Huruglica dhe Mirjeta Efendija. Pas shijimit të gatimeve u dhanë tre çmime për ushqimet më të mira të cilat u fituan nga Ferzie Qerimi, Vjollca Toqani dhe Irene Breznica. Për secilin çmim u dha nga një shishe verë dhe një trëndafil.

 

Comments Off on Gratë e vajzat e Torontos festojnë 7-8 marsin
Translate »