Veprimtari

Nderimi i ish-shefit të policisë Mike Elwes
në rajonin Durham

Më datë 10 mars me ftesë të shefit ekzekutiv të rajonit Durham, z. Emmanuel Iheme dhe të koordinatores Shashi Bahtia, presidentja  e SHBSHK-së Dr. Ruki Kondaj mori pjesë në ceremoninë e daljes në pension të shefti të policisë së rajonit Durham ku jeton një pjesë e mirë e komunitetit shqiptar, kryesisht në Whitby dhe Oshawa.

Në fjalën e saj dr. Kondaj falenderoi organizatorët për ftesën dhe bëri një përmbledhje të shkrurtër të historisë së Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Toronto me një shpërndarje të madhe të antarësisë dhe aktivtete që shkojnë nga Burlingtoni deri në Port Hope.

Untitled-2Në emër të shoqatës ajo i dhuroi ish-shefit Mike Elwes një punim të portretit të Nënë Terezës punuar nga artisti i komuniteti Hytbi Tarelli.

Pas këtij takimi të përzemërt grupi i komuniteteve multikulturore u shoqërua nga shefi ekzekutiv i policisë Emmanuel Iheme për një kafe dhe shkëmbim bisedash me interes për gjithë komunitetet tona.

Më tej u zhvillua një takim edhe me shefin e gjithë kryebashkiakëve të rajonit Durham, z. Roger Anderson.

 

Durham-3Ky bashkëpunim me grupet multikulturore ka qënë dhe mbetet një nga prioritetet e SHBSHK-së në Toronto.

Comments Off on Nderimi i ish-shefit të policisë Mike Elwes
në rajonin Durham
Translate »