Lajmërime,  Veprimtari

KRYHEN ME SUKSES ZGJEDHJET E REJA TË SHBSHK TORONTO

Më datën 1 shkurt 2015, në mjediset e Oakwood Village Library në Toronto u krye proçesi për zgjedhjen e kryesisë së re të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze. Ashtu si dy vjet më parë, me aprovim të statutit në maj 2012, zgjedhjet për kryesinë bëhen në fillim të vitit kalendarik një herë në dy vjet, përputhje me mbylljen e vitit financiar dhe për anëtarësinë. Në këtë veprimtari, ku pati një pjesëmarrje të konsiderueshme anëtarёsh, u fillua me verifikimin e kartave të anëtarësimit për të realizuar një proces zgjedhor sa më transparent, duke i dhënë gjithkujt të drejtën a kandidimit dhe votimit. Moderimin e mbledhjes e bëri z. Ramazan Këllezi i cili pasi falenderoi pjesëmarrësit ftoi bordin dhe sekretarinë të kryesuar nga Dr. Lindita Bushi për të zënë vendet dhe ndjekur procesin.

1Dr. Ruki Kondaj, presidente e Shoqatës prezantoi punën e kryer në këto dy vite me drejtimet kryesore, objektivat prioritare dhe veprimtaritë e shumta kulturore-artistike të shoqatës, bashkëpunimin me institucionet shqiptare dhe ato kanadeze, vlerësimin e të tjerëve në adresë të kësaj shoqate. Ishte një paraqitje e arritjeve të kurorëzuara  me shpalljen e “Muajit të Trashëgimisë Shqiptare” në Parlamentin e Ontarios të cilën të pranishmit në sallë e vlerësuan shumë herë me duartrokitje, ngritje në këmbë dhe falenderim te madh për këtë punë vullnetare dhe të palodhur të bordit drejtues.

Më pas zj. Borelda Mila, në emër të grupit të punës së përbërë nga znj. Aida Bejte, znj. Irene Breznica dhe z. Andi Demçellari, paraqiti raportin financiar dhe krahasimin për ecurinë e 5 viteve të fundit ku shihet një përmirësim i madh i gjendjes financiare. Këto të dhëna janë bërë publike në çdo mbledhje anëtarësie.

2Më tej u kalua në proçesin e paraqitjes së kandidaturave ku u perzgjodhën 16 kandidatë midis anëtarëve të angazhuar pranë shoqatës në mënyrë vullnetare si dhe të propozuar nga salla. Gjatë pushimit, një kolazh vallesh të bukura të interpretuar nga Shqiponjat e Vogla të përgatitura nga koregrafi Ramazan Këllezi i dhanë gjallëri kësaj dite të rëndësishme.

Proçesi zgjedhor u drejtua nga Prof. Kristian Bukuroshi, znj. Rudina Qeska, z. Iljaz Loku dhe znj. Arta Tafaj të cilët pasi çertifikuan votat ndoqën dhe monitoruan proçesin e votimit deri në fund. Nga bordi ekzistues u zgjodhën z. Ramazan Këllezi, znj. Irma Luli, znj. Irene Breznica, z. Valbon Shabani, zj. Tringa Rexhepi, ndërsa nga kandidatet e rinj u zgjodhën znj. Aida Bejte, z. Billi Periku, z. Andi Demçellari, z. Flamur Selmani, zj. Zerina Derveni, z. Ahmet Jakupi, z. Emin Osmani dhe z. Besmir  Ymeri.

7Në mbledhjen e tij të parë bordi i ri zgjodhi si kryeatre znj. Aida Lumi-Bejte , nënkryetar z. Ramazan Këllezi, sekretar z. Flamur Selmani, financier z. Andi Demçellari, zëdhënës z. Emin Osmani, zv/financiere znj. Irene Breznica dhe mori vendimin e tij të parë lidhur me vlerësimin e punës së palodhur të Dr. Ruki Kondaj, ish presidente për dy mandate me radhë, duke e vlerësuar me titullin e veçantë “Presidente Nderi” e kësaj shoqate. Kjo u prit me duartrokitje dhe me një miratim unanim nga të pranishmit. Një tufë me lule shoqëruar me një kartolinë falenderimi emocionuan shumë Dr. Kondaj, e cila theksoi se të punosh për komunitetin tënd është nder dhe përgjegjësi e madhe. Ajo premtoi se do të vazhdojë të kontribuojë duke mbështetur këtë grup profesionist që do të çojë më tej suksesin e SHBSHK. Në fund e mori fjalën edhe kryetarja e  re e sapozgjedhur, znj. Bejte, e cila premtoi se energjitë dhe përvojën e saj do t’i vërë në shërbim të komuniteti që i besoi drejtimin e Shoqatës në mandatin e ri dyvjeçar.

Proçesi i zgjedhjeve u karakterizua nga një frymë e lartë mirëkuptimi, vlerësimi  dhe miratimi i gjithçkaje që u tha e u propozua. Z. Gazment Kondaj fotografoi shumë momente nga kjo veprimtari me të gjithë të zgjedhurit në vitet e fundit dhe të zgjedhurit e rinj.

3

Comments Off on KRYHEN ME SUKSES ZGJEDHJET E REJA TË SHBSHK TORONTO
Translate »