Veprimtari

Mbrëmja tradicionale për Pavarësinë e Kosovës 2015

Me datë 22 Shkurt, 2015, Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze organizoi mbrëmjën tradicionale për Pavarësinë e Kosovës.

Ky manifestim mblodhi bashkëatdhetaret e të gjitha viseve shqipëtare që jetojnë në Toronto. Gjithashtu të ftuar te nderit ishin: Konsulli i nderit i Republikës së Shqipërisë në Kanada, z. Genc Tirana, perfaqësuesi i anëtarit të parlamentit provincial Brad Duguid, si dhe perfaqësuesit e shoqatave si motra që veprojnë në Ontario.

Kjo ngjarje e rëndësishme kombëtare u shënua me një program te pasur artistik të performuar nga artistët e njohur: Tringa Rexhepi, Adavlin Zariu, Erind Emiri, Përparim Mefaja, Hamdi Raçi. Prezentuesit e mbrëmjes ishin Dion e Uarda Këllezi.

Grupi i valleve “Shqiponjat e vogla”, me koreografin Ramazan Këllezi, performuan një potpuri vallesh tradicionale.

10854927_341377766050741_5265299910466839853_o

 

Comments Off on Mbrëmja tradicionale për Pavarësinë e Kosovës 2015
Translate »