Veprimtari

7-8 mars: Një festim ndryshe nga SHBSHK me të moshuarit e komunitetit shqiptar në Toronto

Në serinë e seminareve për shendetin e të moshuarve organizuar për herë të parë nga SHBSHK, më 7 mars u zhvillua seminari nr.4 mbi shëndetin e gojës dhe të dhëmbëve ku krahas tematikave të tjera të trajtuara për Diabetin dhe masat mbrojtëse, ushqyerja në mënyrë të shëndetshme, stresi dhe menaxhimi I tij në këtë seminar ishte  e ftuar Dr. Enkelejda Thaci,  mjeke dentiste shqiptare me banim në Toronto e cila bëri një prezantim që u ndoq me shumë interes nga auditori ku u shoqërua me shumë pyetje e komente.Pas Seminarit Dr. Ruki Kondaj kordinatore e këtij projekti , Aida Bejte ,Presidente e shoqatës , Arta Tafaj ish antare bordi dhe Irma luli,  antare aktuale bordi kishin përgatitur më shume kujdes festën e suprizës  për mësuesit dhe për nënat shqiptare duke ju dhuruar lule nën tingujt e muzikës me zërin e të mirënjohurës  Anita Take me këngën e nënës, e këngë të tjera për mësuesin. Shumë seminaristë në sallë jane ish mësues e petagogë të shumë brezave ndër  vite duke filluar me të mirënjohurin prof,Kristian Bukuroshi qe e ushtron akoma këtë profesion, Zonjat Vitori Poshnjari, Ana Treska, Hurma Luli, etj.Në këtë atmosfere argëtimi  u ofruan pizza të dhuruara nga Albany Pizza me pronar Përpairm Kapllanin, ushqime nga shoqata dhe nga vetë zonjat si dhe torta e urimit gezuar 7-8 marsin nga SHBSHK.Dita kaloi në një atmosfereë aq të këndshme me biseda me kenge e valle për nder ketij  brez të artë që përpos të tjerave provuan edhe emigracinin e largët te Kanadasë.Fotot e bukura të këtij takimi u pëgatitën nga ish gazetarët e TVSH z.Jani Tane dhe z.Avdulla Kenaçi të cilat pasqyrojnë kënaqesinë e kësaj dite të veçantë si për pjesëmarrësit ashtu edhe për Shoqatën dhe organizatoret e saj.

Gëzuar 7-8 Marsin mësuese, nëna, motra dhe bija shqiptare kudo ku jetoni e punoni.

 

IMG_1053 IMG_1054 IMG_1068 IMG_1086 IMG_1094 IMG_1112 IMG_1113 IMG_1114

Comments Off on 7-8 mars: Një festim ndryshe nga SHBSHK me të moshuarit e komunitetit shqiptar në Toronto
Translate »