Veprimtari

Takimi final i seminareve për shëndetin

10 Maj 2015, Toronto

Gëzuar Ditën e Nënës, përsëri!

Një ditë e veçantë sot në ambjentet e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze… Bashkatdhetarë të moshave mbi 65 vjeç , pjesëmarrës të 5 seminareve falas për shëndetin që u organizuan nga Shoqata nën kujdesin e kordinatores së Projektit Dr Ruki Kondaj dhe ndihmës vullnetare të disa prej anëtarëve të Shoqatës, pas seminarit të fundit që përkoi me festimet e 7-8 Marsit, u mblodhën së bashku përsëri  sot për të finalizuar këtë projekt.  Pak muzikë shqip në sfond, një kafé e freskët, pak ëmbëlsirë, e mbi të gjitha shumë dashuri e mirësi që moshat e treta rrezatojnë, kaloi një ditë e bukur sot, veçanërisht për nënat.

 Gëzuar festën nëna kudo që jeni!

IMG_1349 IMG_1353 IMG_1357 IMG_1365

 

Comments Off on Takimi final i seminareve për shëndetin
Translate »