Veprimtari

Përkujtohen për të 5-tën herë radhazi nga SHBSHK viktimat e nazizmit e komunizmit e quajtur “Dita e Fjongos së zezë”.

Të dielën me 23 gusht 2015 , ora  01:00 u mbajt ceremonia  në përkujtim të viktimave të nazizmit dhe komunizmit sovjetik në Masaryktown Park , 450 Scarborough Golf Club Road, Toronto prane  Monumentit të Viktimave të Komunizmit .

Në nëntor të vitit 2009, Parlamenti i Kanadasë miratoi njëzëri një rezolutë për të krijuar një  përvjetor  kanadez të Përkujtimit për viktimat  naziste dhe krimet komuniste sovjetike më 23 gusht , të quajtur ” Dita e Fjongos së Zezë “që përkon  me përvjetorin e nënshkrimit të paktit famëkeq mes regjimeve  naziste dhe komuniste sovjetike .

Këshilli i Evropës Qendore dhe Lindore  me komunitetet  e saj përbërëse si Estonia, Hungaria, Lituania, Latvia, Polonia, Cekia , Sllovakia, Ukraina etj ku dhe Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze eshte antare nga 4 gushti i vitit 2011 pra për 5 vjet rresht  ka marrë  pjesë në këtë ceremoni përkujtimore. Organizatorët këtë vit ishin komunitetet Ceke dhe Sllovake. Morën pjesë personalitete të politikës Federale e Porvinciale mids tyre dhe minsitri i mbrojtjes se Kanadase Jason Keney dhe Nga parlamenti i Ontarios MPP Yvan Baker si dhe këshilltari i Bashkisë së zonës ish parlamentari i Kanadasë Jim Karygiannis. Pjesëmarrësit i përshendeti Z.Markus Hees president i Këshillit të Europës Qendrore dhe Lindore në Kanada, politkanë e pjesëmarrës në takim, përfaqësuses diplomatik, përfaqësues të familjeve të viktimave etj.Shoqata Shiptato Kanadeze u përfaqesua nga znj.Aida Bejte presidente, Dr.Ruki Kondaj, presidente Nderi dhe Z.Andi Demcellari financier e antar bordi. Pas takimit u dha një koktej i thjeshtë nga organziatorët në këtë park të mrekullueshmem ku valviteshin flamurët e të gjithë kombeve pjesëmarrëse.

IMG_1399 IMG_1397 IMG_1382 IMG_1377 IMG_1374 IMG_1406 IMG_1404 IMG_1402 IMG_1400

IMG_1405 IMG_1380IMG_1387

Comments Off on Përkujtohen për të 5-tën herë radhazi nga SHBSHK viktimat e nazizmit e komunizmit e quajtur “Dita e Fjongos së zezë”.
Translate »