Lajmërime,  Veprimtari

Përurohet busti i Nënë Terezës në Midland Ontario

Më 13 Shtator 2015 një përfaqësi e Shoqatës Shqiptaro Kanadeze në Toronto e kryesuar nga Presidentja Aida Lumi -Bejte, Dr Ruki Kondaj Presidente Nderi , z.Murat Hashani anëtar i këshillit të nderit si dhe anëtarët e bordit  Ahmet Jakupi, Besmir Ymeri, artisti Hytbi Tarelli dhe mësuesja e shkollës Shqipe, Polina Muca morën pjesë në  përurimin  e shtatores së Nënë Terezës në Martyr’s Schrine, Middland, Ontario me ftesë të organizatorit të këtij evenimenti Don Xhovani Kokona, famulltar i Kishës Katolike “E Lumja Nënë Terezë”.

Busti i Nënë Terezës ishte punuar nga skluptori me origjine nga Kosova Miftar  Istref Tali në shënjë respekti , dashurie dhe gjest bamirësie të lartë.

Organizatorët e ativitetit kisha kalolike “E Lumja Nënë Terezë “në Toronto e  kanë ndërmarë këtë nismë për ta patur Nënë Terezën midis 42 Shenjtorëve të tjerë që prehen në këtë vend të shenjtë në këtë 105 vjetor të ditëlindjes së saj.

Këtë aktivitet e nderoi dhe ambasadorja e Shqipërisë në Kanada Shkëlqesia e saj zonja Elida Petoshati e shoqëruar nga bashkëshorti  i saj si dhe personalitete të tjera nga Kanadaja e Amerika e midis tyre edhe Famulltari i Kishës së Detroitit Don Ndue Gjergji.

Pas meshës pjesëmarrësit u drejtuan atje ku busti i Nënë Terezës kishte zënë vend krahas gjithë shenjtorëve të tjerë dhe  zbulimi i Bustit  u shoqërua me duartrokitje të fuqishme dhe çaste shumë emocionuese.

Para nisjes për në Midland Ambasadorja Petoshati vizitoi zyrën e Shoqatës Shqiptaro Kanadeze ku e prisnin anëtarët e bordit dhe të këshillit të nderit që sapo  kishin mbaruar një mbledhje pune dhe po përgatiteshin për të vazhduar programin e ditës për në Midlalnd,ON.

Pritja kaloi në një atmosferë  të ngrohtë e vëllazërore ku nuk munguan vlerësimet e saj për Shoqatën Shqiptaro-Kanadeze si Emblema e shqiptarëve të Kanadasë.


FullSizeRender IMG_3051 IMG_3071 IMG_3078 IMG_3084_1
IMG_3086 IMG_3088 IMG_3091 FullSizeRender copyIMG_3089 IMG_3090 IMG_3092 IMG_3097 IMG_3117 IMG_3134 IMG_3140 IMG_3150







Comments Off on Përurohet busti i Nënë Terezës në Midland Ontario
Translate »