Lajmërime,  Veprimtari

Filloi regjistrimi për klasat shqipe në Toronto

Të nderuar bashkatdhetarë dhe prindër,                                                    

Në qytetin e Torontos, sipas një kalendari të përcaktuar nga Toronto District School Board, kanë filluar regjistrimet e reja 2015-2016 edhe për gjuhën shqipe. Shoqata Bashkësia Shqiptaro-Kanadeze në Toronto (SHBSHK) ju lutet dhe mbështet fuqimisht regjistrimin e fëmijëve tuaj në klasat shqipe. Ju bëjmë thirrje që të ftoni edhe miq e të njohur që të ndjekin shembullin tuaj. Ky regjistrim është mjaft i rëndësishëm që këto klasa të qendrojnë hapur përgjatë gjithë vitit shkollor. Mosha e pranimit është 4-14 vjeç dhe numri i nxënësve të një klase duhet të arrijë shifrën minimale 25, sipas kërkesave bazë të Toronto District School Board.                                                             

Një informacion më të plotë mbi shkollat shqipe në Toronto dhe adresat e tyre mund të shihni në listën e mëposhtme:

http://www.tdsb.on.ca/…/FallBrochure%202015-%20ILEProgramsv…

http://www2.tdsb.on.ca/…/continuing_ed…/int_lang/search.asp…

 

Screen Shot 2015-09-22 at 10.17.00 PM

 

Comments Off on Filloi regjistrimi për klasat shqipe në Toronto
Translate »