Lajmërime

NËNTORI SHPALLET MUAJI I TRASHËGIMISË SHQIPTARE NË ONTARIO

 

Video nga leximi I Projekt-ligjit në parlament të Ontarios më datë 19 nëntor 2015 nga Deputetja liberale Laura Albanese dhe emisioni I Pasqyres shqiptare për Trashëgiminë!

https://www.youtube.com/watch?feature=youtu.be&v=P_tVrTUyfxQ&app=d

https://www.youtube.com/watch?v=XbQ3zH59kcI

 

 

 

 

 

A historic day for Albanians in Canada !

“Kërcejnë degët ti rrënjë matane

mes detit me stuhi

shkuan kaq mote degët s’u thanë moj Arbëri.

Sa kemi mall, s’ka deti valë

shikojmë nga larg mendojmë për ty

oh moj e Bukur Shqipëri”

 

 

PARLAMENTI I ONTARIOS NË KANADA MIRATON PROJEKTLIGJIN PËR TË SHPALLUR NËNTORIN – MUAJI I TRASHËGIMISË SHQIPTARE

Bashkatdhetarë të të gjitha trojeve u bënë bashkë për të festuar dhe gëzuar këtë ditë historike për komunitetin shqiptar të Kanadasë. Fotot përcjellin bukur atmosferën e kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze me qendër në Toronto.

FALENDERIM i veçantë i shkon Presidentes së Nderit të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, Dr. Ruki Kondaj, për nismën e filluar që mbi dy vite më parë dhe për drejtimin e këtij aktiviteti.

FALEMINDERIT deputetes Laura Albanese që e solli projektligjin në Parlament, bashkë me shumë deputetë të tjerë që e mbështetën fuqimisht këtë projektligj.

FALEMINDERIT ambasadores së Shqipërisë në Kanada, Znj. Elida Petoshati që erdhi nga Otawa për të na nderuar me praninë e saj; gazetarit të mirënjohur Z. Milaim Zeka “Pa Rrotlla” i cili erdhi nga Prishtina. Falenderimi gjithashtu shkon për të gjitha shoqatat si-motra, bashkësitë fetare, tek të gjithë të pranishmit në sallë si dhe tek ato bashkatdhetarë që nuk patën mundësi të ishin present por që me mendje e zemër ishin aty.

Faleminderit secilit që pati mundësi të japë kontributin e tij për realizim e këtij projekti madhor të komunitetit shqiptar të Kanadasë, si ; Grupi i Punës për Trashëgiminë, Zv. Presidenti i Shoqates Z. Ramazan Këllezi bashkë me “Shqiponjat e Vogla”, Mbretëresha e Valles Popullore Znj. Lili Cingu, sopranoja që mahniti parlamentarët me zërin e saj Mirela Tafaj, Pasqyra Shqiptare me producent Z. Ilir Lena kamera e së cilit përcjell emocionet e ngjarjes tek të gjithë bashkatdhetarët , LGH Art Photography me fotografin profesionist Gent Hali, Bruna Brari me tortën simbolike, si dhe shumë vullnetarëve dhe aktivistëve të Shoqatës ndër vite.

Ta gëzojmë Muajin e Trashëgimisë Shqiptare dhe t’ua përcjellim brezave Shqiptarinë!

 

Më poshtë një përmbledhje nga aktivteti I përgatitur nga Nora Marku:

Më datën 19 Nëntor, në Parlamentin e Ontarios, dicka tëresisht e re dhe e veçantë ndodhi për herë të parë për shqiptaret e Ontarios: është kaluar projet- ligji i cili do të deklarojë muajin e nëntorit si Muaji i Trashigimise Shqiptare në Ontario. Kjo ndërmarrje historike është nisur nga Presidentja e Nderit të Shoqates së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, Dr. Ruki Kondaj, me një lobbing për më shumë se dy vjet dhe është shkruar dhe prezantuar në parlament nga MPP Laura Albanese parlamentarja  e cila I dedikon dhe një pjesë  të kohës se saj për përparimin e komunitetit shqiptar.

 

Dr. Kondaj  ashtu si dhe një vit me parë ku u lancua ky process po në parlament me ndihmen e Bordit të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, organizoi  këtë ngjarje  festimi në Parlament, ku ishin të ftuar shumë personalitete nga Parliamenti i Ontarios si Ministri Brad Duguid,antar Nderi I shoqatës, MPP Laura Albanese, MPP Yvan Baker, shumë ministra e deputetë të tjerë rreth 20 vetë si dhe figura të shquara nga komuniteti shqiptar në Toronto, dhe nga qytete të tjera si Montreal, Ottawa, Hamilton, London, St. Thomas, Peter Borough etj. E ftuar ishte Ambasadorja Shqiptare në Otawa Shkëlqesia e saj znj.Elida Petoshati,, I dërguari me punë I Kosovës në Kanada Lulzim Hyseni, Znj.Shano Bejkosala, Nderi I Kombit, Arbëreshi Salvatore Greco ish sekretar për shumë vite I Aleanca Italo Shqiptare, prof.Robert Austin nga Universiteti I Torontos, biznesemeni I mirënjohur Fisnik Prishtina, gazetari I mirënjohur nga Kosova Milam Zeka, Mjeshtre e madhe Liliana Cingi, shkencetarja Lorina Naci, kryetarë shoqatash, përfaqësues të komuniteteve fetare, antarë nderi të shoqatës, ish kryetarë, artistë, biznese, të rinj universitarë, pensionistë etj.

Interesimi ishte i madh për të marrë pjesë në këtë ngjarje kaq të rëndësishme, dhe energjia në sallë ishte një që tregonte se të gjithë ishin mbledhur me gëzim dhe me vullnet të mirë.

 

Ngjarja u prezantua nga studentja Nora Marku, dhe u hap me disa fjalë falenderimi për punën që është bërë nga secili në grupin e punës për këtë event, si dhe për të gjithë mysafirët dhe dashamiresit prezent në dhomë, nga biznismenet, deri tek studentët. Para se të fillonin procedurat formalisht, me kerkesën e Dr. Kondaj, Dr. Alban Merepeza, mjeku kiropraktër për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit, anëtar I këshillit të Nderit të shoqatësi dhuroi parliamentarëve në sallë nga një plis ne shenjë miqësije dhe mikpritjeje. Ata mbajnë plisat me krenari, dhe MPP Brad Duguid komentoi me humor që: “Tani me të vërtetë ndihem Shqiptar!”.

 

Sopranoja e njohur Znj. Mirela Tafaj filloi procedurat zyrtare me interpretimin e saj të mrekullueshëm të hymeve Shqiptare dhe Kanadaze, dhe të gjithë në sallë këndonin bashkë me të. Pastaj, MPP Laura Albanese, autorja e këtij ligji të ri, dha nje fjalim, ku foli për punën e gjatë që është bërë në lidhje me këtë ligj, dhe për faktin që e gjithë kjo punë ia vlejti sepse ka bërë diçka shumë domethënëse për komunitetin shqiptar si dhe një falenderim të veçantë për Dr.Kondaj për punën e  saj këmbëngulese  e të palodhur në realizimin e këtij projekt-igji., vlerësim të njëjte e  bëri edhe në parlament kur prezantoi projekt -ligjin. Ministri Brad Duguid mori fjalën pas saj, dhe foli peër shpirtin energjik shqiptar, dhe si komuniteti rrin i bashkuar për të krijuar diçka me vlerë për të ardhmen. “Ka dy grupe” tha ai “ata që janë Shqiptar, dhe ata që duan të jenë shqipëtar”, sepse komuniteti shqiptar, sipas Z. Duguid, është një më shume talente dhe me shumë krenari, që len mbresa tek secili.

 

Dr. Ruki Kondaj organizatore e këtij eventi falenderoi së pari mjeshtren e madhe Liljana Cingu për kostumin popullor të sjellë nga Shqiperia enkas për këtë ditë si dhe të gjithë pjesëmarrësit duke theksuar  rëndësinë e kësaj ngjarje për shoqatën, shqiptarët në Toronto Ontario por edhe me gjere. Ajo ndau disa fjalë për rëndësinë e çdo askpekti të trashëgimisë shqiptare si atë shpirtërore ashtu edhe atë materiale për shqiptarët dhe për të huajit, prej gjuhës, deri tek historia, arti, literatura, peisazhet natyrore, dhe personalitetet e shquar që kanë lënë mbresa nëpër botë. Ajo falenderoi përzemërsisht secilin që ndihmoi në procesin për të realizuar këtë ligj, dhe në fund falenderoi shtetin e Kanadasë, shtepinë e re të disaporës shqiptare, që na pranoi me duar të hapura. Ajo pastaj prezantoi Ambasadoren e Republikës së Shqiperisë në Kanada, Dr. Elida Petoshati. Dr. Petoshati së pari solli falenderime zyrtare nga Shqiperia për Kanadanë për projekt ligjin që u  miratua, uroi shumë sukses për komunitetin,  falenderoi organizatoren, drejtuesen e shoqates dhe grupoin e punës për çuarjen më tej të kësaj trashëgimie.

 

Si përfaqeësues  i komunitetit Arbëresh në Toronto, Z. Salvatore Greco foli me shumë emocion për rëndësinë e kulturës shqiptare në jetën e tij, si dhe  me punën që ka bërë si sekretar me Aleancën Italo-Shqiptare të Torontos ai mendon se ka nderuar këtë aspekt të identitetit të tij. Prof. Robert Austin, një akademik dhe specialist mbi Kosovën dhe Shqipërinë, foli për fuqinë e prezencës shqiptare nëpër botë, dhe si i mban të gjithë të lidhur kudo që janë. Dhe MPP Yvan Baker foli për punën e madhe që është bërë në komunitetin shqiptar në Toronto për një kohë kaq të shkurtër, dhe uroi shumë e shumë suksese në të ardhmen. Të gjtih folësit cituan me emocion shprehjen mjaft të njohur “Jam krenar që jam Shqiptar”!

 

Mbas këtyre fjalimeve mbresëlënëse, Dr.Kondaj prezantoi Presidenten  e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, Znj. Aida Lumi-Bejte për të bërë surpizën e ditës e cila i dhuroi MPP-se Albanese  Titullin e Nderit të akorduar nga Grupi i Punës së Vlerësimit të Personaliteteve dhe bordit të Shoqatës, në nder të punës së madhe që ka bërë për komunitetin shqiptar. Znj. Liljana Cingu poashtu solli  dhurata nga Shqipëria për folësit Laura Albanese, Brad Duguid, Salvatore Greco dhe Prof.Austin të cilët I pritën mjaft mirë.

 

Për të mbyllur proçedurat zyrtare në një notë festimi, u organizua nje program i këndshëm për këtë ngjarje, me performanca nga sopranoja Mirela Tafaj, dhe grupi i valleve “Shqiponjat e Vogla” te drejtuara nga koreografi I mirënjohur Ramazan Kellezi, zv/president  i SHBSHK-se.

Znj. Tafaj dha një performancë të shkëlqyer  për të gjithë ato prezent. Ajo këndoi këngën arbëreshë “Moj e Bukura More” dhe arien italiane  “Spente Le Stelle” a cappella, domethene pa percjellje instrumentale. Por, edhe pa përcjellje, ajo mahniti audiencën me zërin e saj të fuqijshëm; duartrokitjet ishin të shumta dhe të zhurmshme. Grupi i valleve Shqiponjat e vogla performoi një potpuri vallesh nga rajonet Shqiptare me kostume popullore, te larmishme dhe ngjalli entuziazëm në audiencen me interpretimin e tyre. Gjithashtu mysafiret u ftuan ta shikonin një video mbi Shqipërinë, dhe shqiptarët  të përgatitur nga producenti i televizionit shqiptar në Toronto Pasqyra Shqiptare, Z. Ilir Lena, si dhe galerinë e objekteve tradicionale shqiptare të ekspozuara në sallë

 

MPP Laura Albanese ftoi pjesëmarrësit për prerjen e tortës së dekoruar bukur me flamurin Shqiptar e  përgatitur nga Adi dhe Bruna Brari nga European Pattiserie si  dhe u mbyll me një foto të përbashkët me të gjithë ato prezent për këtë ngjarje historike. Mysafirët athere kishin mundesinë të rrinin për një koktej, të organizuar nga MPP Laura Albanese, MPP Brad Duguid, MPP Yvan Baker, MPP Cristina Martins, dhe MPP Charles Sousa.

Një ditë e bukur me rëndësi historike dhe një ngjarje e paharuar për të gjithe shqiptarët do të mbetet  data 19 nëntor jo vetem për ata që e shijuan në sallë nga afër por edhe për ata njerëz që e ndoqën në Youtube të fjalimit të MPP Laura Albanese  në parlament por edhe pasqyrimin profesional të Pasqyrës Shqiptare dhe producentit Ilir Lena si dhe mjaft media shqiptare në Shqipëri Kosovë e në botë.

 

Photo credit: LGH Art Photography, Genti HALI

 

Comments Off on NËNTORI SHPALLET MUAJI I TRASHËGIMISË SHQIPTARE NË ONTARIO
Translate »