Lajmërime

Ligji 145 në Parlamentin e Ontarios

Ditë historike për shqiptarët në Ontario të Kanadasë dhe për gjithë shqiptarët anë e mbanë!

12885788_1191816954169356_2340595504733908457_o

Nën drejtimin e Dr.Ruki Kondaj, Presidente Nderi e Shoqates së Torontos dhe me organizim të Shoqatës Shqiptaro Kanadeze një delegacion i përbërë nga Z.Lulzim Hiseni I dërguari me punë i Kosovës në Kanada, nga shoqatat shqiptare të Ontarios përfaqësuar nga kryetarët dhe përfaqësuses të tyre si z.Ramazan Kellezi, kryetar I shoqatës së Torontos, Z.Naser Berisha, kryetar I shoqatës së Londonit, Z.Sami Ademi Kryetar I Shoqatës Kosova, Z.Shani Pnishi zv/kryetar nga Shoqata e Hamiltonit, Znj.Lumturi Bejkosala dhe Z.Fisnik Kuki nga Shoqata e Otavës, grupi I punës së trashëgimisë si prof.Kristian Bukuroshi, Z.Iljaz Loku, Z.Murat Hashani, Z.Andi Demcellari, antarë bordi të SHBSHK si znj.Irma Luli, z.Besmir Ymeri, Z.Bili Periku, znj. Arta Tafaj, Antare Nderi e SHBSHK, Pasqyra Shqiptare me producentin Ilir Lena i cili është edhe anëtar I grupit të trashëgimisë, Z.Robert Baines, President I Canadian Albanian Business Council, gazetarja e mirënjohur nga Albanian Culture NY Znj.Mariana Zeneli Bulku ishin të nderuar të merrnin pjesë në seancën plenare ku u bë leximi i dytë i ligjit që e shpall nëntorin “Albanian Heritage Month in Ontario”. Ashtu sic njoftoi edhe Pasqyra Shqiptare ky ligj u propozua në Dhomën e Deputetëve nga liberalja Laura Albanese me lobimin e Presidentes së Nderit të Shoqatës së Torontos, Dr. Ruki Kondaj.Fjalimi brilant I Znj.Laura Albanese u dëgjua në një qetësi të plotë ku u pasua nga duartroktije dhe ngritje në këmbë te gjithë parlamentarëve.

Për herë të parë në një nivel kaq të lartë shtetëror në Kanada flitet për shqiptarët, Shqipërinë, Kosovën, trojet e tjera shqiptare, historinë tonë, figurat kombëtare, traditat më të mira, festat kombëtare dhe rolin e shqiptarëve në ekonominë dhe jetën shpirtërore në Ontario.

Kliko këtu për transkript të plotë nga Znj. Laura Albanese

Në seancë folën në mbështetje të këtij ligji edhe Ministri Brad Duguid, parlamentari Yvan Baker, parlamentare te tjere dhe deputetët e partive të tjera politike si nga PC parlamentarja Gila Martow dhe nga NDP Parlamentari Wayne Gates.Ligji hyn në fuqi pas pëlqimit edhe prej Mëkëmbësit të Mbretëreshës për Provincën e Ontarios.

Një foto e parë e organizuar nga zyra e shtypit të kryeministres së Ontarios Znj.Kathleen Wynne u bë me Kryeministren pak përpara séances parlamentare pasuar nga foto të tjera me Ministrin Brad Duguid, Laura Albanese, përfaqesuesit e partive të tjera mbështetëse te ligjit tone, parlamentare të zonave ku banojnë shqiptarë e parlamentarë të tjerë.

IMG_4417

IMG_4432

Me delegacionin tonë u bashkuan dhe shqiptari Aleks Dhefto këshilltar ligjor i Ministrit Duguid, Sara Qinami punonjese shqiptare prane ministrit të emigracionit dhe shqiptarët Ariel Sahatçia dhe Dhurata Sahatçia të ftuar nga përfaqësuesja e Partisë Konservatore Znj.Gila Martow.

Kamera e Pasqyrës Shqiptare filmoi gjithë senacën plenare të kësaj ngjarje madhore për komunitetin shqiptar në Ontario, Kanada e anë e mbanë.Faleminderit të gjithëve që punuan dhe mbështetën këtë ligj model për shqiptarët në Diasporë!

Comments Off on Ligji 145 në Parlamentin e Ontarios
Translate »