Lajmërime

Njoftimi 8 Maj

poster 8 maj

Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze në vazhdim të aktiviteteve të saj organizon promovim të dy dokumentarëve të Prof. Nusret Pllanës, Antar Nderi I SHBSHK dhe regjzorit të mirënjohur Luan Kryeziu “Deshmitë e Heshtura” dhe Shoqata Humanitare – Bemirëse “Nëna Terezë” më date 8 maj ora 12 në mesdite ne 755 Queensway E Mississauga në shenjë falenderimi për 17 vjetorin e Intervenimit humanitar dhe ushtarak të NATO-s në Kosovë me moton

“Mos – Harresa në shërbim të kujtesës historike”

Pas promovimit do të ofrohen ushqime të traditës shqiptare si gjithnjë nga sponsori I përhershëm I SHBSHK Old Mill Pastry&Deli si dhe mbulimi I shpenzimeve të tjera ofrohet si përherë nga sponsorat tanë të përhershëm po edhe të këtij aktiviteti BesiAutocollision (Bedri &Mehdi Toqani), Travel Only (Bujar Zejnullahu & Dashnor Hasku), Fivemotorstars (Adnan Aliti), etj. Në fund të promovimit “Shqiponjat e Vogla të SHBSHK pergatitur nga mjeshtri koreograf Ramazan Këllezi do të performojnë kolazh vallesh nga Trevat Shqiptare.Aktiviteti do të mbyllet nën tingujt e muzikës mbarëshqiptare nga DJ I talentuar VISI.

Për më shumë lutem shikoni posterin e përgatitur për aktivitetin e dates 8 maj.

Comments Off on Njoftimi 8 Maj
Translate »