Veprimtari

Ambasadori i Shqipërisë në Kanada z. Ermal Muça viziton zyrat e Shoqatës

Më datën 4 shtator 2016, selinë e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze e vizitoi  z. Ermal Muça, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Ottawa, së bashku me pjesëtarë të stafit të ambasadës. Ambasadori u prit në mjediset e zyrave të shoqatës nga z. Ramazan Këllezi, President i Shoqatës, Dr. Ruki Kondaj, Presidente Nderi dhe anëtarë të bordit të shoqatës.

Gjate takimit, qe kaloi ne nje atmosfere te perzemert dhe vellazerore, z. Kellezi, Dr Kondaj dhe anetare te bordit e njohen  z. Muça me veprimtarine e shoqates nder vite, duke theksuar perpjekjet e vazhdueshme per ruajtjen dhe kultivimin e gjuhes, kultures dhe traditave te shqiptareve qe jetojne ne Toronto e rrethina, si dhe per njohjen e promovimin e vlerave e kontributeve e pjesetareve te bashkesise shqiptaro-kanadeze ne fusha te ndryshme te jetes se tyre profesionale e ne shoqerine kanadeze ne pergjithesi.

IMG_5806

Nje vend te vecante zuri prezantimi i perpjekjeve te suksesshme te shoqates sone, dhe vecanerisht Presidentes se Nderit, Dr. Kondaj, se bashku me partneret e shoqatave te tjera shqiptaro-kanadeze, per arritjen e kalimit te ligjit te trashegimise ne Parlamentin e Ontarios. Kalimi i ketij ligji, qe e shpall muajin nentor si muaji i trashegimise shqiptare ne Ontario, shenon nje arritje madhore per komunitetin shqiptar te Kanadase e per  diasporen shqiptare ne bote.

Te gjithe te pranishmit e uruan z. Muca per marrjen e detyres, shprehen besimin se tradita e mire e bashkepunimit te ngushte se kesaj shoqate me perfaqesine tone diplomatike ne Ottawa do te vazhdoje edhe në të ardhmen.

IMG_5817

Ambasadori i Republikes se Shqiperise,  Z. Muca,  pasi falenderoi per ftesen, theksoi se kjo vizite dhe takimi  me perfaqesine e shoqates ndodh ne nje dite te shenuar per mbare kombin shqiptar, ate te shenjterimit te Nene Terezes. Ai nenvizoi edhe njehere se ne programin e punes dhe veprimtarise se tij dhe Amabasades se Republikes se Shqiperise ne Kanada do te zere nje vend te vecante bashkepunimi me komunitetin shqiptaro-kanadez dhe mbeshtetja e te gjitha nismave dhe veprimtarive qe promovojne vlerat, traditat dhe kulturen shqiptare.

IMG_5820

Pas takimit te pranishmit u nisen se bashku per ne Midland, Ontario per te marre pjese ne Meshen e Shenjterimit te Nene Terezes, drejtuar nga Arqipeshkvi i Torontos, Eminenca e Tij, kardinali Thomas Collins.

Comments Off on Ambasadori i Shqipërisë në Kanada z. Ermal Muça viziton zyrat e Shoqatës
Translate »