Veprimtari

Promovim i librit “Magjia e Rilindjes Kombëtare” i Prof. Albert Frashëri

Ditën e diel, më datë 18 shtator 2016,  në mjediset e një nga bibliotekave të Torontos, në 145 Annette Street, me një audiencë shumë të zgjedhur, dashamirës e miq te autorit, u promovua iibri “Magjia e Rilindjes Kombëtare”, i Prof. Albert Frashërit, me banim në Itali, organizuar nga Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze (SHBSHK), Pasqyra Shqiptare dhe Arben e Mirela Saraçi (mbesa e autorit).

14352133_584019065115196_6767123602039507312_o

Hapjen dhe moderimin e aktivitetit e bëri presidenti i shoqatës, Ramazan Këllezi i cili pasi falenderoi autorin, pjesëmarrësit, bashkëorganizatorët bëri një përshkrim të biografise së pasur të autorit që u pasua me një diskutim shumë profesional, një analize përmbledhëse të librit nga Ilir Lena, Drejtues i emisionit televiziv Pasqyra Shqiptare.

14352418_584015115115591_8122651357978352811_o

Më tej u kalua në pyetje e diskutime nga pjesëmarrësit, ku u dëgjua me shumë interes e vëmendje të madhe fjala e autorit Frashëri dhe përgjigjet e pyetjeve të shumta. Pyetje e diskutime u bënë nga dr. Ruki Kondaj, Artan Sejko, Prof. Jani Papadhimitri, Dhimiter Zhoga, Afërdita Gjikaj, etj. dhe nga vetë mbesa e autorit Mirela Saraçi, e cila me shumë emocion kujtoi mbështetjen e vazhdueshme që profesori i ka dhënë gjithnjë në jetën e saj.

14424730_584017218448714_329595469177683314_o

Një e re e sapoantarësuar në shoqatë, zj.Lusi Braçe, e diplomuar në avokati bëri një lexim të një pjese të librit të autorit.

Një koktej ishte përgatitur nga familja Saraçi për nder të pjesemarresve në këtë aktivitet tejet mbresëlënës, gjatë së cilit jo vetem u pasqyrua vepra e autorit ne dobi te ceshtjes shqiptare, por edhe u hodhen shume ide e propozime per të ardhmen.

14324475_584017655115337_6819852063575442778_o

Si gjithnjë,  Pasqyra Shqiptare,  bashkëorganizator i veprimtarisë, bëri filmimin e plotë të aktivitetit, transmetimi i te cilit do te behet ne javët e ardhshme. Aktiviteti u mbyll edhe me disa foto sëbashku me autorin e pjesëmarrësit në këtë takim.

14409899_584019498448486_6869436912271222235_o
Presidenti i SHKBSH, Z. Ramazan Këllezi, Prof. Albert Frashëri, Presidentja e Nderit te SHKBSH, Dr. Ruki Kondaj dhe Drejtori i Pasqyra Shqiptare, Z. Ilir Lena
Translate »