Lajmërime

Requiem për Hytbi Tarellin – Nga Përparim Kapllani – Toronto, 5 nëntor 2016

Tarelli

Ishte data 6 Tetor e kёtij viti, kur Cheryl Xavier mё dёrgoi njё mesazh, ku mё bёnte tё ditur se “Hytbi Tarelli ishte sёmurё”. Megjithёse i zёnё me punёt e ditёs, e ndjeja mungesёn e tij tё pazakonshme. Nuk do tё kalonte muaji dhe Hytbiu do tё kthehej njёherё nga “Albany Pizza” pёr tё mё pёrshёndetur, ashtu shpejt e shpejt qё “tё mos mё prishte punё”.

E si mundem ta harroj atё ditё, kur kisha promovimin e romanit “The Wild Boars” mё 24 Qershor dhe ashtu si nё “fshehtёsi” qё tё mos e merrte vesh askush do tё mё pyeste nё konfidencё se çfarё kisha dёshirё tё merrrja dhuratё nga komuniteti: njё pllakatё tё “Skёnderbeut” apo njё pllakatё tё shenjtores sё madhe “Nёnёs Terezё”. Dhe erdhi aty sё bashku me tё shoqjen Teutёn, duke ma bёrё zemrёn mal me prezencёn dhe dhuratat e tij tё paçmuara. Ishte ulur aty nё mes tё sallёs dhe vetёm dёgjonte nё heshtje bashkёfolёsit me njё buzёqeshje babaxhane nё fytyrё.
Hytbiu ishte aq i madh gjer nё dhimbje, por edhe i thjeshtё gjer nё pёrulёsi, aq sa ne vdekatarёt e tjerё na vinte nё pozitё tё vёshtirё. Njeri fjalёpak, por me duar tё florinjta, Hytbi Tarelli arriti tё fitonte brenda njё kohe tё shkurtёr tё gjitha zemrat e shqiptarёve tё Torontos. Ashtu siç e tha njё zonjё e nderuar nё ngushёllimin e saj “rrallё ka shtёpi tё shqiptarёve kёtu, qё tё mos i kenё veprat e kёtij artisti tё madh.” Ne fatlumёt qё i kemi, do t’i ruajmё me shumё xhelozi veprat e tij. Mirёnjohja jonё ёshtё e pakufishme pёr kёtё Shqiptar tё vёrtetё, kёtё njeri tё punёs dhe fjalёpakё, kёtё njeri tё sakrificёs, qё tё gjithё jetёn e vet ja kushtoi artit nё shёrbim tё Atdheut dhe Kombit.
Atdheu dhe Kombi ishin dy lajtmotivet e arta qё udhёhiqnin Hytbi Tarellin nё punёn e tij. Skёnderbeu i veshur nё ngjyrё ari apo busti i Adem Jasharit i veshur po nё ar, (qё udhёtoi atje nё Drenicёn e kuqe) shprehin mё sё miri gjykimin artistik dhe pёrfytyrimin kompozicional qё kishte miku ynё i madh pёr kёta heronj tё pavdekshёm. Nё morinё e panumёrt tё veprave tё tij, nuk mundem pa pёrmendur dhe pllakatin e Nёnё Terezёs qё Shoqata ia dhuroi Shtёpisё Botuese IOWI. Ky Njeri me zemёr tё madhe dhe trup tё pakёt jepte edhe energjitё e tij tё fundit pёr komunitetin tonё.
Tek ambientet e picerisё ndodhen tё varura krenarisht nё mure edhe pllakati i Mbretit Gent tё Ilirisё, punim ky qё Albany Pizza e sponsorizoi me shumё kёnaqёsi.
Tё qoftё Dheu i lehtё dhe kujtimi yt le tё na ndjekё, pёr sa kohё qё marrim frymё. Le t’i lёmё sadopak mёnjanё punёt tona tё pёrditshme dhe le tё lutemi qё shpirti i tij i madh tё prehet nё paqe. Tё pёrqafojmё qё pёrtej nga pafundёsia, o vёllai ynё i madh, miku i paharruar, qё na u gjende aq pranё, atёherё kur kujtuam se ishim pa miq dhe tё braktisur.
Mё bёhet qejfi vetёm pёr njё gjё: qё kur biseduam pёr herё tё fundit nё 7 Tetor, fola shumё gjatё me Ty! “Kёtё herё kam marrё nё telefon vetёm pёr Hytbiun”, i thashё Teutёs, gruas suaj, shkrimtares sё talentuar pёr fёmijё, qё do tё nxjerrё sё shpejti librat e saj nё shtyp. Mё the qe kishe dalё nga spitali dhe ishe mirё…,por nuk qenkёsh e thёnё. Vdekja tё merrka atёherё kur nuk e pret. Vdekja jote e papritur mё kujton se duhet ta shijojmё jetёn ashtu siç tё vijё dhe ta duam e respektojmё njёri tjetrin pёr sa kohё qё jemi gjallё, se atёherё kur del fryma e fundit, ёshtё shumё vonё.
Faleminderit pёr kёtё mёsim tё befasishёm, miku im i vyer. Amen!
Përparim Kapllani – Toronto 5 Nëntor, 2016
Comments Off on Requiem për Hytbi Tarellin – Nga Përparim Kapllani – Toronto, 5 nëntor 2016
Translate »