Veprimtari

Më 3 Nëntor, Parlamenti i Ontarios foli shqip!

Më datë 3 nëntor, 2016, në Parlamentin e Ontarios, nën drejtimin e Dr.Ruki Kondaj, kryetare e grupit të Trashëgimisë dhe Presidente Nderi e SHBSHK, lobuese e ligjit pranë parlamentit, dhe në bashkëpunim të ngushtë me bordin e SHBSHK drejtuar nga Presidenti Ramazan Këllezi, anëtar i hershëm i këtij grupi, u festua për të katërten herë radhazi shpallja e muajit Nëntor si muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario.

14915707_610745449109224_5057409193015259954_n

Pjesëmarrja e grupit arbëresh ardhur enkas nga Kalabria përfaqësuar nga Znj.Lucia Martino, Presidente e Shoqatës Vorea dhe studentja Maria Ferrari i sollën kësaj dite shumë emocione dhe një bukuri të veçantë.

Moren pjesë shumë personalitete duke filluar nga ambasadori shqiptar në Otavë, Z.Ermal Muça, përfaqësues nga qeveria dhe parlamenti i Ontarios, si autorja origjinale e ligjit, Ministre Laura Albanese, Ministri Reza Moridi, Ministre Dipika Damerla, MPP Yvan Baker, MPP Shafic Qaadri, MPP Christina Martins, të gjithë folën edhe në shqip duke shprehur konsideratën e lartë për punën e shqiptarëve në Ontario dhe në veçanti për punën e SHBSHK për ligjin, posaçërisht për kryesuesen e grupit Dr.Kondaj, kryetarin Këllezi dhe bordin e SHBSHK.

Kënaqësi e madhe ishte pjesemarrja e të nderuarve arbëreshe të Frasnites së Kalabrisë, si edhe arbëreshët e Torontos me ish sekretarin Salvatore Greco, shqiptarët e hershëm në Kanada si Agim Yashar, Eileen Spencer, vëllezerit Fatos e Fisnik Prishtina, Vicki Otolje etj, një gërshetim I bukur me arbëreshët, shqiptarët e hershëm dhe atyre të rinj të mirëintegruar në Kanada.

Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre shoqatat si motra duke filluar nga Bashkësia e Montrealit, Kryetari Rikard Shpori,shoqata kulturore në Montreal me kryetare Anila Kati, Shoqata Illyria London me kryetar Besnik Rexhvelaj dhe dr.Lulzim Rafshin, nga Forumi I gruas në Kichener me znj. Nexhmije Racaj, Shoqata e shqiptarëve në Hamiltonit me kryetar Refki Sertolli dhe zv/kryetar Shani Pnishin, Albanian Excellence me kryetar Ilir Azzi dhe zv/kryetar Denisa Balla, Shoqata Afat me përfaqësues Jeton Mehmeti e Jetmir Amitovski, përfaqësues të bordit të shoqatës, të këshillit të nderit, ish kryetare, antare Nderi, personalitete shqiptare e të huaja studentë, pensionistë, vullnetare e biznesmenë.

Programi u moderua nga ylli i kinematografisë zj.Ana Golja ku pas interpretimit të hymneve nga Ana Golja dhe Marie Ferrari, përshëndeten Presidenti i SHBSHK z.Ramazan Këllezi, Ministre Laura Albanese, Ambasadori Ermal Muca, Dr.Ruki Kondaj, Znj.Lucia Martino, Minister Reza Moridi, Ministre Dipika Damerla, MPP Yvan Baker, MPP Shafic Qaadri, MPP Christina Martins etj.

Në ceremoni u nderuan me titull nderi Arberëshët si Salvatore Greco dhe Lucia Martino si dhe MPP Yvan Baker, po ashtu me çertifikatë pjesëmarrje për performancën e saj në këtë aktivitet u nderua sudentja Maria Ferrari.

Më 3 nëntor u fol shqip jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga ministrat e parlamentarë ,surpriza më e madhe ishte mesazhi i kryeministres Kathleen Wynne, drejtuar komunitetit për festimin e muajit të trashëgimise.

Aktiviteti kaloi në një atmosferë të ngrohtë e plot emocione, me surpriza shumë të bukura, ku arbëreshët i dhuruan Ministres Laura Albanese një statujë të vogël me kostum popullor që kishte një domethenje të madhe për origjinën e saj. Po ashtu Andrea Mile i cili ka prodhuar çiftelinë e parë në Kanada ja dhuroi Shoqatës këtë çifteli për nder të muajit të trashëgimisë.

Një mesazh me shumë kuptim e dha dhe Z.Qazim Kallushi ku për herë të parë për nder të muajit të trashëgimisë do të përfshijë në program të koncertit me orkestrën e Torontos pjesë nga kompozitori i madh shqiptar Ferdinand Deda.

Pjesa e dytë u shoqërua nga një program i shkurtër por i pasur kulturor. Ana Golja e veshur me kostumin arbëresh mbi 200 vjeçar prezantoi program me këngë arbëreshe nga studentja arbëreshe Maria “Moj e bukura More” dhe” Kur na arbëresh”, në ekran u shfaq një pjesë teatrale po nga arbëreshët, “Kush e solli Doruntinën”, pasuar nga një sfilatë me kostume popullore të gjithë krahinave e trevave shqiptare të drejtuara nga koreografi i mirënjohur Ramazan Këllezi si dhe vallja “Kuq e Zi “ ku të gjithë sëbashku vallëzuan nën tingujt e kengës Xhamadani vija vija.

Një festë e vërtetë popullore që dha një larmishmëri ngjyrash, kostumesh dhe kengësh, gezim e emocione të jashtëzakonshme.

Në fund të programit u dha një koktej me ushqime të traditës shqiptare dhe pije freskuese të ofruar nga SHBSHK në bashkëpunim me bizneset shqiptare, Albacatering me Rudina Lugën, Old Mill Bakery&Deli me Nazim Qafleshin, si dhe u nda torta e qëndisur me kostume arbëreshe përgatitur nga duarartët Adi e Bruna Brari nga European Pattiserie. Një ditë e veçantë me një përfaqësimi shumë dinjitoz pothuaj nga e gjtihë Kanadaja.

Kamera e Pasqyrës Shqiptare, si gjithnjë prezente  në çdo aktivitet të shoqatës me producentin Ilir Lena, i cili është edhe anëtar aktiv i grupit të punës së trashëgimisë pranë SHBKSH. Një kolazh me foto të mrekullueshme u përgatitën nga fotografi i talentuar Genti Hali nga Lgh Art Photography.

14925561_610738342443268_4034834843775628611_n

 

14925653_610757305774705_6508925415885700250_n

14992070_610751359108633_1643413673661188345_n 15037327_610747729108996_6129253220517793457_n

 

14925561_610738342443268_4034834843775628611_n

 

14962759_610737805776655_9156333114991365657_n

14947943_610738075776628_3456328369893266977_n

15003383_610731492443953_8240706928126612308_o

14980637_610737409110028_1425925277761041106_n

 

14976924_610730572444045_173885163032426157_o

15037214_610732059110563_20366311092906846_n14980659_610732699110499_473802607303210114_n

 

15027735_610742032442899_8037040951390504691_n

15002505_610735365776899_2388277393316230753_o (1)

 

14955813_610743739109395_2890132712830798090_n 14956590_610739339109835_7336657201893512951_n15032825_610739779109791_593138843824821226_n (1)

15036529_610738605776575_1598376395449447119_n

14980658_610740459109723_902508296601443014_n 15032692_610741659109603_409976416917942219_n

14938310_610743332442769_3911507580718811514_n

15036618_610775749106194_8496353852174477743_n14993441_610775835772852_1888595758805388329_n14955814_610776142439488_4425218704996797709_n

15036398_610776562439446_5709278844956781161_n15036732_610789775771458_7459531004166149815_n14993552_610792732437829_2945376852158753131_n

14947544_610795122437590_6606512457346462637_n 15032824_610797085770727_1075471316564315660_n

Comments Off on Më 3 Nëntor, Parlamenti i Ontarios foli shqip!
Translate »