Veprimtari

Festat virtuale të muajit Nëntor!

Me rastin e 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario dhe 30 vjetorit të themelimit të saj, Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze organizoi më 29 nëntor 2020 një takim tematiko-argëtues virtual nëpërmjet zoom-it me anëtarë, ish-drejtues, bashkëpunëtorë dhe dashamirës në vite.

Takimi virtual përmbante përshëndetje nga të ftuar të ndryshëm nga Kanadaja dhe bota si dhe një program artistik me këngëtarë, instrumentistë dhe valltarë që kanë kontribuar në veprimtaritë e shoqatës gjatë viteve të fundit. Shumica e interpretimeve ishin drejtpërdrejt.

Ishin të ftuar gjithashtu Ambasadori i Shqipërisë në Otavë, z. Ermal Muça, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Toronto z. Donat Syla, ish-deputetja e Ontarios dhe ish-Ministre e Imigrimit, znj. Laura Albanese, Ambasadori i Shqipërisë në Suedi z. Virgjil Kule, Ambasadorja e Shqipërisë në Danimarkë, znj. Elida Petoshati, anëtarë nderi të shoqatës në Kanada dhe nëpër botë si dhe drejtues të organizatave homologe dhe fetare shqiptare në Kanada.

Në çelje të takimit presidenti i shoqatës z. Bujar Zejnullahu falenderoi të ftuarit për rolin e tyre në mbarëvajtjen dhe pasurimin e veprimtarisë së shoqatës në vite duke veçuar artistët e ftuar disa prej të cilëve edhe interpretuan gjatë takimit:
Inva Mula, Lili Cingi, Myfarete Laze, Yllka Kuqi, Jani dhe Sofia Papadhimitri, Ylli Demaj, Valon Shehu, Ana Golja, Erza Muqolli, Tringa Rexhepi, Shqiponjat e Vogla dhe Dj. Viss.

Programi u koordinua nga anëtari i bordit të shoqatës, Rex Ferati.

Në këtë video kemi përmbledhur disa nga çastet më të rëndësishme të takimit. Shikim të këndshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Translate »