Veprimtari

Seminari i Gjashte: Kujdesi ndaj Diabetit

Në ciklin e seminareve të SHBSHK të ideuara dhe kordinuara nga Dr. Ruki Kondaj, Presidente Nderi e SHBSHK u zhvillua me sukses Seminari NR. 6 për kujdesin ndaj Diabetit nga Dr. Klara Serjani , farmaciste e liçensuar në Kanada , e specializuar për Diabetin dhe moshat e treta dhe pronare e Breslau Pharmacy & Wellness Center të cilen e falenderojmë shumë për një prezantim tejet informativ, shkencor dhe me mjaft interes për pjesëmarrësit.
Faleminderit shumë të riut të talentuar nga London Ontario Blendi Alija qe sëbashku me Dr. Agron Alija, babanë e tij realizuan një performancë të shkëlqyer duke dhuruar kenaqësi pjesemarrësve në seminar, respekt e mirënjohje !
Faleminderim të veçantë për Silva Gunbardhin, artistja e madhe dhe e mirënjohur, me karierë të pasur artistike e repertor të gjërë, performuese e një prej koncerteve të mëdha të festës së flamurit të SHBSHK, që identifikohet me kengën hit “ Të Ka Lali Xhan “ , kënga e milliona klikimeve, faleminderit për performancēn e shkëlqyer dhe kenaqesinë që ju dhurove sot pjesëmarrësve në Seminarin e gjashtë për shëndetin e të moshuarve , duke krijuar një ambjent të këndshëm e festiv.
Faleminderit gjithë pjesëmarrsve nga shume vende të botës për prezencën dhe kontributin e tyre në çdo seminar.
Faleminderit përfaqësuesve të bordit te shoqatës Irene Breznica, Amarda Selimi dhe Leonard Zoga për prezencën dhe mbeshtetjen e seminareve të Shëndetit për të moshuarit !
SHBSHK dhe Kryetari Z. Bujar Zejnullahu mbështesin fuqishëm këto seminare për shëndetin e të moshuarve dhe duke ju falenderuar në vazhdimësi për pjesemarrjen dhe kontributin tuaj ne keto seminare ju ftojnë të regjistroheni për seminarin në vazhdim që do të zhvillohet të dielën tjetër me 25 Prill ora 2pm EST.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Translate »