85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461
Contact info
85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461

Date archive: March 2014

Votoni z. Tefik Abdullai, kandidat i parlamentit <br>të Maqedonisë për diasporën në SHBA e Kanada

SHBSHK në takimin vjetor më 30 mars 2014, datë që  përkonte  me afatin e fundit të rregjistrimeve të shqiptarëve të Maqedonisë për zgjedhjet 2014, njoftoi të gjithë anëtarët për kandidimin e z. Tefik Abdullai si deputet në parlamentin e Maqedonisë, një përfaqësues i denjë i diasporës shqiptare për Amerikën dhe Kanadanë. Z. Tefik Abdullai ka…

Nevruz 2014, ftesë nga Shoqata Turke në Toronto

Për të dytin vit rradhazi Shoqata e Bashkësië Shqiptaro-Kanadeze Toronto, ftohet për tu përfaqësuar në aktivitetin e përvitshëm  “NEVRUZ” organizuar nga Shoqata e Bashkësisë Turke këtu në Toronto nën moton “Kërcimi midis Kulturave” i cili u mbajt në datën 30 mars 2014. “Shqiponjat e Vogla” edhe këtë vit u paraqitën me dinjitet dhe tërhoqën vëmëndjen…

Mbledhja vjetore me anëtaret e Shoqatës, bizneset dhe vullnetarët

Ditën e dielë, datë 30 Mars 2014, në mjediset e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Toronto, u zhvillua mbledhja vjetore e shoqatës me anëtarët e saj, për t’i njohur këta të fundit me veprimtaritë e shoqatës si në planin programatik  ashtu edhe në atë financiar. Vend të vecantë zinin vlerësimet  për personat që kontribuojnë në lartësimin e…

Me Grupin Folklorik të Bosnjes në Toronto

Në datën 29 mars 2014 grupi i valleve “Shqiponjat e Vogla” të drejtuara nga koreografi Ramazan Këllezi u ftua për të përfaqësuar Shoqatën e Bashkësië Shqiptaro-Kanadeze Toronto në veprimtarinë e organizuar nga Grupi Folklorik i Bosnjes në Toronto, i cili festonte 20 vjetorin e krijimit. Në këtë aktivitet ishin të ftuar edhe dy grupe folklorike…

Nderimi i ish-shefit të policisë Mike Elwes <br>në rajonin Durham

Më datë 10 mars me ftesë të shefit ekzekutiv të rajonit Durham, z. Emmanuel Iheme dhe të koordinatores Shashi Bahtia, presidentja  e SHBSHK-së Dr. Ruki Kondaj mori pjesë në ceremoninë e daljes në pension të shefti të policisë së rajonit Durham ku jeton një pjesë e mirë e komunitetit shqiptar, kryesisht në Whitby dhe Oshawa….

Gratë e vajzat e Torontos festojnë 7-8 marsin

Më 9 mars 2014, Shoqata Shqiptaro-Kanadeze e Torontos organizoi një festim disi ndryshe nga ato në banket-holle për nder të festave të 7-8 marsit me gatime tradicionale nga gjithë trevat dhe me një program të pasur. Merrnin pjesë gra e vajza nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, por e veçanta ishte prania e nënave dhe gjysheve…

Multicultural Showcase 2014

Z. Brad Duguid  MPP dhe Minsiter per Trainim dhe Edukim ne Ontario shpesh i pranishuem në disa veprimtari të shoqatës sonë, gjithmonë ka vlerësuar kulturën dhe artin shqiptar. Kjo ishte edhe arsyeja që me ftesën e tij grupi i valleve “ Shqiponjat e Vogla” u ftua për të marrë pjesë në  Multicultural Showcase 2014 e…

Menu