85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461
Contact info
85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461

U kryen zgjedhjet për kryesinë e re të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze Toronto

U kryen zgjedhjet për kryesinë e re të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze Toronto

Në datën 27 janar 2013, në mjediset e Oakwood Village Library Art Centre u krye proçesi për zgjedhjen e kryesisë së re të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Toronto, në përputhje me statutin e miratuar në 17 Maj 2012. Për të përmirësuar punën, ndryshe nga më parë, u vendos që zgjedhjet për kryesinë të kryhen në fundin e vitit kalendarik duke u përputhur me mbylljen e vitit financiar dhe të veprimtarive.

Në këtë veprimtari, ku pati një pjesëmarrje të konsiderueshme antarёsh, u fillua me verifikimin e kartave të anëtarësimit për të realizuar një proces zgjedhor sa më transparent, duke i dhënë gjithkujt të drejtën a kandidimit dhe votimit. Mbledhjen e hapi z. Roland Lelaj, sekretar i Shoqatës, i cili paraqiti rendin e ditës. Dr. Ruki Kondaj, presidente e Shoqatës, mbajti raportin e veprimtarive të kryera gjatë dyvjeçarit te ilustruara nё detaje: promovim librash e ekspozita arti, aktivitete artistike e kulturore, përfshi suksesin e arritur në koncertin jubilar të 100 Vjetorit të Pavarësisë, marrdhëniet me shoqatat simotra, me Ambasadën shqiptare, përfaqësusit e besimeve fetare, me strukturat shtetërore kanadeze, me bizneset Partnere, me median si dhe vlerësimet e marra për këtë aktivitet të ngjeshur në shërbim të komunitetit shqiptar këtu në Toronto.

Më pas, znj. Arta Tafaj paraqiti raportin financiar për këto 30 muaj ku vlen të përmendet fakti i shtimit të familjeve anëtare të Shoqatës në 10 fish mё shumё se nё vitin 2010. Gjithashtu, nё raport u paraqit procedura e arkëtimit dhe shpenzimit të kontrolluar edhe të qindarkës, u raportua ecuria e arkës për këto dy vite dhe gjendja aktuale e saj si dhe u listuan bizneset nё vite sipas vlerave tё kontributit te tyre. Të dy raportet u ndoqën me interes nga të pranishmit të cilët vlerësuan punën e madhe të bërë nga kryesia e Shoqatës e nё veçanti tё Presidentes sё saj Dr. Ruki Kondaj, pёr pёrkushtimin dhe arritjet e tyre. Në fund pati edhe pyetje e surgjerime të cilave ju dhanë përgjigje bindëse.
Më pas u paraqitën gjithsej 18 kandidatura nga persona të cilët pranuan të merrnin pjesë në këtë garë. Kryesia u largua pasi funksioni i saj mbaroi për t’ja lënë vendin komisionit drejtues të zgjedhjeve: Prof. Kristian Bukuroshi, z. Muharrem Xhaferi dhe sekretaria. Procesi i votimit u realizua me sukses, me vota tё certifikuara, nuk pati ndërhyrje tek personat që votuan dhe gjithçka u realizua sipas udhëzimeve të lexuara në fillim të votimit. Pas mbledhjes së fletëve të votimit, komisioni shpalli fitues personat si më poshtë: Dr. Ruki Kondaj, Irma Luli, Emiljana Zenelaj, Borelda Mila, Irene Breznica, Arian Sultafa, Ramazan Këllezi, Xhemail Agaj, Roland Lelaj, Bledi Bellaj, Nora Hashani, Tringa Rexhepi, Valbon Shabani. Kryesia e re, në një dhomë të veçantë, zgjodhi me votim të fshehtë me dy kandidatura si Presidente të SHBSHK-së Dr. Ruki Kondaj.
Në mbledhjen e parë të kryesisë së re u caktuan edhe postet e tjera drejtuese: sekretare Irma Luli, zv. president Xhemail Agaj, zëdhënës i Shoqatës Ramazan Këllezi, financiere Borelda Mila, arkëtare Irene Breznica dhe zv/sekretare Nora Hashani. Rezultati ju bë i ditur tё gjithё anëtarëve qё ndodheshin nё sallё të cilët uruan kryesinë e re për të vazhduar më tej punën e nisur pёr tё kontribuar nё interes tё komunitetit shqiptar në Toronto.

This article was written by albcan

Menu