85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461
Contact info
85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461

Pikniku tradicional veror i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze Toronto

Pikniku tradicional veror i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze Toronto

Edhe pse në orët e para të mëngjezit, qielli i Torontos ishte i vrenjtur e më pas ra edhe një shi i cili u duk sikur do ti prishte planet dhe gëzimet e një dite feste në park, si për mrekulli pas dy orësh qielli u bë përsëri blu i kthjellët dhe dielli filloi të ngrohë si zakonisht.
Ashtu me durim u shtruan tryezat, u vu në punë barbekyja dhe u përgatit programi muzikor. Bashkëatdhetarët shqiptarë filluan të vijnë familje pas familjeje dhe parku filloi të mbushet e gjallërohet me njerëz. Shumë prej tyre vijnë për herë të parë në piknik e bile disa me plot dëshirë e vullnet ofrojnë menjëherë ndihmën e tyre për organizimin e gjithçkaje dhe mbarëvajtjen e punëve. Ja tek janë Semi Balili dhe Lindita Aga që krijojnë këndin e artit me vizatimet dhe pikturat e fëmijëve të klasave fillore, më tej Aidi Mema dhe Keti Zoga përkujdesen për këndin e suvenireve ku ofrohen libra në shqip, flamurë e simbole të tjera kombëtare, tek barbekyja Mark Gashi nga Kosova dhe Armando Zenelaj të palodhur kujdesen për pjekjen e mishit dhe kafenë.
2Muzika, nga një krahinë në tjetrën, pa rreshtje shoqëron valltarët e shumtë që i lenë vendin njeri-tjetrit. Kërkesat e radhës për këngën apo vallen e zemrës plotësohen pa hezitim nga Zigrida dhe Gazmendi.
4 Të bëhet zemra mal kur sheh fëmijët të cilët me krenari shpalosin në bluzat, fytyrat e duart e tyre shqiponjën dykrenare, Skënderbeun apo flamurin e kuq.
Televizioni “Pasqyra shqiptare” e dokumentoi gjerësisht këtë veprimtari me filmimet dhe intervistat e saj të cilat do të keni mundësi ti ndiqni në njerin nga emisionet e radhës.
3Koincidenca e ditës ishte një kalimtar në park i cili kur dëgjoi tingujt e muzikës sonë u ndal dhe u ul në një qoshe që të kundronte në heshtje. Në parakrahun e tij të bëshëm kishte një tatuazh gjigant me portretin e Skënderbeut në zemër të shqiponjës së zezë. Leonardi menjëherë e ftoi në mesin tonë dhe me kurreshtje i kërkoi të panjohurit historinë e tatuazhit. Ai kish një emër kryekëput shqiptar edhe pse kish lindur në Kanada, Sazan Alushi quhej. Babai i tij shqiptar kish lënë atdheun pesëdhjetë vjet më parë. Edhe pse i shkëputur prej kohësh nga Shqipëria e pa lidhje të drejtpërdrejta me të, dicitura e tatuazhit shkruante me nostalgji “Për babain tim dhe gjithë shqiptarët”…
5Shumë prej të pranishmëve kryen anëtarësimin në Shoqatë, që është një nga burimet kryesore të mbështetjes financiare të jetës dhe aktivitetit të Shoqatës. Nuk munguan edhe donacionet e ndryshme nga individë të veçantë si Iljaz Loku, Behadin Qafleshi që dhuroi një pjesë të bukëve, shkrimtarët Kristaq Turtulli e Përparim Kapllani që pjesë të shumave nga shitja e librave të tyre ia dhurojnë Shoqatës.
6

This article was written by Board

Menu