85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461
Contact info
85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461

Koncert me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës

“By blood, I am Albanian. By citizenship, an Indian. By faith, I am a Catholic nun. As to my calling, I belong to the world. As to my heart, I belong entirely to the Heart of Jesus…”

Me këto fjalë të Shën Terezës u çel koncerti festiv i organizuar nga Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze si dhe Misioni Katolik “E lumja Nanë Terezë” në Toronto nën kujdesin e Don Xhovanit, mbajtur në sallën e aktiviteteve të kishës “Our Lady of the Miraculous Medal” në Toronto.

IMG_6329

Ky koncert, i cili shënoi nje pjesëmarrje masive të komunitetit shqiptar, u prezantua nga aktorja shqiptaro-kanadeze Ana Golja, dhe u bë i mundur me pjesëmarrjen a shumë organizatave e individëve të komunitetit si aktori i mirënjohur Xhemi Aga, regjisori Ervin Meço, kori i fëmijëve të Torontos, tashmë i njohur për aktivitetet e tij, nën drejtimin e palodhur të Ina Xoxes, kori i fëmijëve të kishës katolike, drejtuar nga znj. Florinda Gjergji, grupi i shoqates Indiano-Kanadeze Rhythm, ardhjen e të cilit e mundësoi Znj.Shashi Bahtia, nxënësit e shkollave shqipe në Toronto, perfaqësuar nga znj..Polina Muca, si edhe grupi i valleve “Shqiponjat e Vogla” nën drejtimin e koreografit të mirënjohur Ramazan Këllezi.

IMG_6225

Përmes muzikës se DJ Visit, i përhershëm ne aktivitetet e komunitetit, ky aktivitet u hap me tingujt e Hymnit të Nënë Terezë nga Iva Mula. Me pas Shqiponjat e Vogla interpretuan vallen e Tiranës, per te vazhduar më tej gjatë programit me vallen e Kosovës dhe “Kce moj cike” interpretuar me soliste Artes Këllezi.

IMG_6213

Recitimet kushtuar nënë Terezës nga Henry Pasha, Fiona Brajovic e mësuese Polina Muca si edhe kenga e kompozuar dhe kenduar me ndjenje nga Ana Golja emocionuan te pranishmit.

Një vend të vecantë në program zuri edhe përshëndetja e perfaqësueses së shoqatës indiano-kanadeze Zj. Shashi Bahtia e cila, pasi falenderoi SHBKSH dhe Persidenten e Nderit, Dr. Ruki Kondaj për bërjen te mundur te ketij bashkëpunimi, theksoi rëndësinë që i jepet figurës se Nënë Terezës nga komuniteti indian kudo ne Kanada e me gjerë. Fjala e saj u pasua me tre valle tradicionale indiane të interpretuara nga të rinjtë e grupit Rhythm, që u priten me duartrokitje nga të pranishimit.

IMG_0702

Programi u pasua nga një pjezës e dramaturgut Bashkim Kozeli me regji të Ervin Meços, koreografi të Ramazan Këllezit,  interpretuar nga grupi tetaral i shoqatës, aktori i mirënjohur Xhemi Agaj, Marvisa Llupo,Olivia Xoxa,Scott Xoxa, Gerd Bizi dhe Sara Llupo.

IMG_0764

Kori i Kishës katolike në drejtimin e Florinda Zefit si edhe kori i fëmijeve te Torontos, drejtuar nga Ina Xoxa dhe me orkestrim to Entela Galanxhit, interpretuan disa këngë si “Këngë për Nënë Terezën”, “I think you are wonderful”, “Jemi një, s’jemi dy” etj.

IMG_0667

Programi u mbyll nën tingujt e këngës “Xhamadani vija vija” e cila u shoqërua me kërcimin e Shqiponjave të Vogla së bashku me gjithë të pranishmit.  Pasqyra Shqiptare, me drejtorin e saj Z. Ilir Lena, ishte e pranishme dhe do ta përcjellë këtë aktivitet në javët në vijim në cdo vatër shqiptare përmes emisionit te përjavshëm televiziv.

14469529_590560221127747_2409662479035660613_n

Mes Indianësh e Shqiptarësh

Mes Indianësh e Shqiptarësh

 

This article was written by Board

Menu