85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461
Contact info
85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461

Mesazh falenderimi i Profesor Albert Frashërit, drejtuar Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze të Torontos

Shoqatёs Bashkёsia Shqiptaro Kanadeze

Toronto

Presidentit Z. Ramazan Kёllezi

Presidentes sё Nderit Dr. Ruki Kondaj

Bordit Drejtues tё Shoqatёs

Tё gjithё anёtarёve tё Shoqatёs

 

14324475_584017655115337_6819852063575442778_o

 

Mendova qё nё krye tё falenderoja pёr mikёpritjen dhe organizimin e takimit tim me shoqatёn e shqiptarёve tё Torontos. Arёsyeja, mendoj, e suksesit tё atij takimi qёndron jo vetёm nё impenjimin tuaj intelektual, por ca mё shumё nё raportin afektiv qё karakterizoi pjesёmarrjen tuaj. Ky afeksion mes jush dhe argumentit qё trajtuam shprehej qartё e spontanisht nё tё gjitha pamjet e takimit tonё.

Dua te falenderoj Presidentin e Shoqatёs Ramazan Kёllezi, Dr. Ruki Kondaj, Bordin Drejtues dhe, nё mёnyrё tё veçantё, promotorёt e idesё, pra çiftin Mirela dhe Arben Saraçi pёr realizimin tё botimit kanadez tё librit. Tё gjithë ju sё bashku iu kushtuat organizimit tё takimit tone tё 18 shtatorit, duke pёrballuar mjaft vёshtirёsi. Nuk mund tё mos theksoj mbështetjen e veçantё tё Z. Ilir Lena, Drejtor i “Pasqyra Shqiptare” nё kёtё veprimtari duke filluar qё nga ditёt e para tё lindjes sё kёsaj ideje, pra nga njё vit mё parё.

Deshiroj tё shpreh admirimin tim pёr nivelin e lartë kulturor dhe karakterial tё komunitetit tuaj. Dua tё shpresoj qё pikёrisht ky formim kulturor t’ju ndrisë udhёn e krijimit të njё tradite tё pasur si komunitet emigrantësh të një kombi tё lashtё. Njё komunitet i vetёdijshёm pёr vlerat kulturore dhe nevojёn e kompaktёsimit tё tij bёhet me siguri burim force, energie dhe kreativiteti per secilin individ e familje.

Uroj nga zemra mbarёsi pёr familjet tuaja dhe suksese pёr jetёn e shoqatёs rreth tё cilёs mund tё ruani e kultivoni origjinёn tuaj.

Terni,  28 shtator 2016

Albert Frashëri

                                                                

This article was written by Board

Menu