85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461
Contact info
85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461

Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze të Torontos, propozohet për çmimin e Trashëgimisë së Komuniteteve, Toronto 17 Tetor, 2016

Më 17 Tetor, 2016, në ambientet e Isabel Bader Thetre në Toronto, u mbajt sesioni i 42-të i çmimeve të Trashëgimisë së Torontos, organizuar nga Heritage Toronto në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit.

14682025_599369213580181_275220966608231841_o

 

Ky aktivitet i përvitshëm i shërben promovimit te vlerave të trashegimise ne qytetin e Torontos dhe shpall fituesit e previtshem te cmimeve te trashëgimisë në 6 kategori: Trashëgimia e komuniteteve, Media, Libra, Botim i Shkurter, çmimi William Greer per ruajtjen e arkitekturës, si edhe një çmim special për arritje në fushën e trashëgimisë.

14712822_599369983580104_9070545908205300908_o

Mes 61 shoqatave të propozuara për çmime në këto kategori ishte edhe Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze të Torontos e cila konkuroi në kategorinë e  Trashëgimisë së Komuniteteve.

Në këtë ceremoni shoqata u përfaqësua me Presidentin, Z. Ramazan Këllezi, Presidenten e Nderit Zj. Ruki Kondaj, Këshillin e nderit të shoqatës, anëtarë te bordit drejtues etj. I ftuar ishte edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Shkëlqesia e Tij Z. Ermal Muça, si edhe Drejtori i Emisionit “Pasqyra Shqiptare” ne OMNI TV, Z. Ilir Lena.

14711525_599370926913343_1803784756147638181_o

SHBKSH është krijuar në vitin 1990, dhe në veprimtarinë e saj ka si objektiv kryesor promovimin e kulturës, artit e trashëgimise shqiptare. Pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së shoqatës ka qenë perpjekja pranë Qeverisë së Provincës së Ontarios për njohjen e muajit Nëntor si muaji i Trashëgimisë Shqiptare.

 

Njohja dhe vlerësimi i kësaj veprimtarie nga Heritage Toronto shënon një tjetër sukses të shoqatës në promovimin e vlerave dhe traditës që komuniteti shqiptar ka krijuar në Toronto gjatë 25 vjeteve te fundit.

14650145_599369640246805_3740980336648377909_n

 

This article was written by Board

Menu