85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461
Contact info
85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461

Muaji i Trashëgimnisë Shqiptare në Provincën e Ontarios

Në kuadër të Muajit të Trashëgiminisë Shqiptare në provincën e Ontarios, një grup nga Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze të Torontos, u takua sot në mëngjes me Kryeministren e Ontarios, Hon. Kathleen Wynne si edhe assistoi në seancën e pyetjeve të parlamentit të Ontarios. Në takim morën pjesë Ambasadori i Republikës së Shqiperisë në Kanada, Shkëlqesia e Tij, Z. Ermal Muça, Dr. Ruki Kondaj, Presidente Nderi dhe Kryetare e grupit të Trashëgimnisë pranë SHBSHK, anëtarët e grupit të trashëgimnisë Prof. Kristian Bukuroshi, Dr. Alban Merepeza e Z. Murat Hashani, Presidenti i Shoqatës Z. Ramazan Këllezi, Zv. Presidenti Z. Bujar Zejnullahu, Zëdhënësi Z. Gary Bogdani, përgjegjesi për anëtarësinë Z. Rex Ferati si edhe anëtarët e kabinetit, Brad Duguid e Reza Moridi. Ndërkohe përfaqesuesit e Shoqatës u takuan me Ministren Laura Albanese, autoren e ligjit, Dr. Shafic Qaadri, MPP Yvan Baker, ministrin Charles Souza etj. Takimet dhe vizita e pëfaqësuesve të komunitetit në Parlament do të pasohen nga aktivitete të tjera te organizuara në bashkëpunim me Qeverinë e Ontarios si festimin e një vjetorit të ligjit në parlament daten 20 nëntor, ku e ftuara e nderit do të jete soprano me famë botërore Inva Mula, 105 vjetorin e pavaresisë me 25 nëntor dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë aktivitetet do të kulmojnë me ngritjen e flamurit në Parliament Hill, të dielën më 26 Nëntor.

albanian-heritage-month--2017-11-16_24598848628_o albanian-heritage-month--2017-11-16_24598848768_o albanian-heritage-month--2017-11-16_37755895724_o albanian-heritage-month--2017-11-16_38470651211_o albanian-heritage-month--2017-11-16_38470651331_o albanian-heritage-month--2017-11-16_38470651591_o albanian-heritage-month--2017-11-16_38470651811_o albanian-heritage-month--2017-11-16_38470652101_o albanian-heritage-month--2017-11-16_38470652311_o albanian-heritage-month--2017-11-16_38470652581_o albanian-heritage-month--2017-11-16_38470652871_o albanian-heritage-month--2017-11-16_38470653191_o IMG_0147 IMG_0149 IMG_0154 IMG_0158

 

This article was written by Board

Menu