85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461
Contact info
85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461

Shoqata Shqiptaro-Kanadeze pranohet në rrjetin CEEC

Shoqata Shqiptaro-Kanadeze pranohet në rrjetin CEEC

Nga e majta: presidentët e komunitetit të Letonisë, të Ukrainës, Prof. Bukuroshi, Dr. Kondaj, presidentët e komunitetit të Hungarisë, të Polonisë, të Çekisë, të Lituanisë dhe të Estonisë, njëkohësisht edhe president i CEEC


4 gushti është një ngjarje e rëndësishme për Shoqatën Shqiptato-Kanadeze në Toronto sepse ajo u pranua për herë të parë në një këshill ku aderojnë shumë nga vendet e Europës Qendrore dhe Lindore të Kanadasë. Ky këshill shumëkombësh ka një histori 60 vjeçare dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse bashkëpunojnë në shumë drejtime të përbashkëta që kanë të bëjnë me një zhvillim, prosperitet dhe integrim dinjitoz të komuniteteve të Europës Qendrore dhe Lindore që jetojnë e punojnë në Kanada, të ndihen të barabarte me gjithë kombet e tjera. Njëkohësisht ky këshill shpesh kryen edhe lobime të fuqishme pranë qeverisë kanadeze për çeshtje të rëndësishme kombëtare të secilit vend pjesëmarrës.
Shoqata jonë para disa muajsh mori një ftesë pjesëmarrjeje nga presidenti aktual i këtij këshilli z. Markus Hees i cili është njëkohësisht edhe president i komunitetit të Estonisë në Kanada. Dr. Ruki Kondaj, presidente e SHBSHK-së, iu përgjigj pozitivisht kësaj ftese dhe së bashku me sekretarin e Shoqatës, z. Roland Lelaj, shkuan në takimin e parë prezantues të këtij këshilli që u krye në fillim të korrikut.

Në këtë takim, Dr. Kondaj paraqiti të dhëna për emigrimin shqiptar në vite dhe sidomos rritjen e numrit të bashkatdhetarëve tanë këtu pas viteve 1990. Njëkohësisht, në prezantim u theksua perqindja e lartë e intelektualëve shqiptarë në Toronto e mbarë Kanadanë si dhe perpjekjet e arritjet e shqiptarëve në fusha të ndryshme ku shumë biznese, studiues e profesionistë kanë bërë emër të mirë. U përmend edhe media shqiptare e përfaqësuar nga producenti Ilir Lena, radio dhe gazeta në gjuhën shqipe si dhe disa shoqata e klube sportive.

Më shumë Dr. Kondaj u përqendrua në historinë 21 vjeçare të SHBSHK-së, në misionin e saj dhe në kontributin vullnetar të shumë personave në vite. Ky prezantim u ndoq me vëmendje nga të pranishmit të cilët u prononcuan pozitivisht për pranimin në një date të ardhme edhe të përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në këtë keshill. Nga kjo mbledhje u la që fillimisht të dorezoheshin dokumetat zyrtare dhe bazat ligjore të Shoqatës sonë e në bazë të tyre edhe pranimi i mëvonshëm i këkesës sonë.

4 gushti, i caktuar si data e mbledhjes së radhës, erdhi shpejt dhe këtë herë të pranishëm ishin Dr. Kondaj dhe Prof. Krisitian Bukuroshi. Pas votimit unanim për pranimin e komunitetit shqiptar, fjalën e mori Prof. Bukuroshi i cili i falenderoi pjesëmarrësit për pranimin dhe cilësoi se për ne kjo është një ngjarje e madhe nga e cila ne mund të mësojmë më shumë. Përgjigja e anëtarëve të tjerë ishte shumë modeste, se të gjithë kemi për të mësuar nga njeri-tjetri.

This article was written by albcan

Menu