85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461
Contact info
85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461

Mbledhja e aktivit në 1 vjetorin e zgjedhjes së kryesisë

Mbledhja e aktivit në 1 vjetorin e zgjedhjes së kryesisë

Aktivi i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze Toronto u mblodh më 26 qershor 2011, në prag të njëvjetorit të zgjedhjes së kësaj kryesie.

Qëllimi: Raporti mbi aktivitetin e Shoqatës nga korriku 2010 deri në qershor 2011.
Pjesëmarrja: ishin të pranishëm mbi 40 vetë: anëtarë, aktivistë, të rinj, artistë, biznesmenë, intelektualë e midis tyre edhe producenti i Pasqyrës shqiptare, z. Ilir Lena.
Mbledhja u drejtua nga z. Ilir Çelaj, anëtar i kryesisë së Shoqatës.
Raporti mbi aktivitetin një vjeçar u mbajt nga kryetarja e Shoqatës, dr. Ruki Kondaj, dhe mbi pasqyrimin e jetës komunitare në websitin e Shoqatës foli sekretari i saj, z. Roland Lelaj.

Pati diskutime të shumta ku mbizotëroi atmosfera pozitive dhe u bë një vlerësim i lartë për këtë aktivitet një vjeçar. Në fund të raportit u shtruan pyetje ku pjesëmarrësit e vunë theksin tek rrugët që mendon të ndjekë Shoqata në përgjigje të sfidave të ardhëshme nëse merr charity status.
Dr. Kondaj bëri një përmbledhje të shkurtër të punës së madhe për përgatitjen e dosjes për aplikim për charity status. Pjesëmarrësve iu parashtrua vizioni i ardhshëm i Shoqatës dhe puna e bazuar mbi projekte konkrete. Ajo më tej vlerësoi kontributin e madh të kryesisë e veçanërisht të vullnetarëve të rinj, që japin nga koha e tyre në mbështetje të Shoqatës.

aktivi_1
aktivi_4

Raporti financiar u mbajt nga zj. Arta Tafaj, llogaritare e Shoqatës. Në të pasqyroheshin të ardhurat dhe shpenzimet në afatin kohor një vjeçar dhe krahasime me 5 vjeçarin e fundit. Njëkohësisht u deklarua dhe gjendja reale e arkës. Në fund të takimit u shtrua një koktej i thjeshtë dhe nën tingujt e muzikës shqiptare të pranishmit, në një atmosferë miqësore shkëmbyen mendime me njeri-tjetrin për forcimin e komunitetit shqiptar në Toronto e më gjerë.

This article was written by albcan

Menu