85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461
Contact info
85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461

ANËTARËSIMI NË SHOQATË PËR VITET 2017-2018

Të nderuar bashkatdhetarë,

Në vijim kemi paraqitur kuotat e anëtarësimit për Shoqatën e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze të Torontos (SHBSHK)
për vitet 2017-2018:

1-Kuota familjare vjetore 100 CAD
2-Kuota vjetore për individ 50 CAD
3-Kuota për studentët FALAS
4-Kuota për pensionistët 30 CAD
5-Kuota familjare për pensionistët 50 CAD

“Duke u anëtarësuar pranë kësaj shoqate, ju kontriboni në rritjen e veprimtarisë së shoqatës për t’i shërbyer sa më mirë
dhe denjësisht komunitetit shqiptaro-kanadez në Toronto.”
Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

Mënyrat kryesore të pagesës së anëtarësisë janë:

- Me çek që mund ta dërgoni me postë normale në adresën:
Albanian-Canadian Community Association, 85 Ingram Drive, Toronto ON, M6M 2L7
me shënimin “Anëtarësimi”;

- Me depozitim bankar direkt në llogarinë bankare CIBC #00822-01018-72230
në emër të Albanian-Canadian Community Association

- Pagesa on-line nëpërmjet PayPal (Mënyrë e shpejtë e sigurtë dhe me kosto të ulët!)
Për të lehtësuar pagesën e kuotës së anëtarësisë apo donacioneve, ne kemi vënë në shërbimin tuaj mundësinë e pagesës on-line.
Ju do të paguani vetëm shumën e paraqitur në kuotë, p.sh. 100, 50 apo 20 CAD. Mund të paguani me çdo lloj karte: Visa, MasterCard, American Express etj. Ju lutemi që gjithmonë të specifikoni nëse është një pagesë për anëtarësim apo është një donacion,

Gjithashtu, ju jeni të mirëpritur të vini në zyrat tona të na takoni dhe të kryeni pagesën personalisht. Ju lutemi na kontaktoni paraprakisht me telefon në numrin (416) 503-4704 ose me email në adresën info@albcan.ca për të planifikuar takimin me ju. Informacionet e kontaktit mund t’i gjeni në website tonë www.Albcan.ca

Ju faleminderit dhe ju mirëpresim,
Kryesia e SHBSHK-së

Menu