85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461
Contact info
85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461

MËSONJËTORET E GJUHËS SHQIPE NË TORONTO HAPIN DYERT PËR VITIN E RI SHKOLLOR 2012-2013

Title1

 

Të nderuar bashkatdhetarë dhe prindër,

muaji shtator shënon fillimin e një viti të ri shkollor për fëmijët shqiptarë. Për ata, përveç shkollave në gjuhën angleze ekziton edhe mundësia që të mësojnë edhe gjuhën e bukur shqipe. Në qytetin e Torontos, sipas një kalendari të përcaktuar nga Toronto District School Board, gjatë javës së dytë të shtatorit e në vazhdim do të kryhen regjistrimet e reja 2012-2013 edhe për gjuhën shqipe. Shoqata Bashkësia Shqiptaro-Kanadeze në Toronto (SHBSHK) ju lutet dhe mbështet fuqimisht regjistrimin e fëmijëve tuaj në klasat shqipe. Ju bëjmë thirrje që të ftoni edhe miq e të njohur që të ndjekin shembullin tuaj. Ky regjistrim është mjaft i rëndësishëm që këto klasa të qendrojnë hapur përgjatë gjithë vitit shkollor. Mosha e pranimit është 4-14 vjeç dhe numri i nxënësve të një klase duhet të arrijë shifrën minimale 25, sipas kërkesave bazë të Toronto District School Board. Regjistrimi kushton vetëm 25 dollarë në vit.
Një informacion më të plotë mbi shkollat shqipe në Toronto dhe adresat e tyre mund të shihni në listën e mëposhtëme:

Address Region Days Time
Chester Elementary School,115 Gowan Ave, East York ON South Toronto Tues. 4-6 PM
Cornell Junior Public School,61 Holmfirth Terr, Scarborough ON East Toronto Sat. 9:30-12
John English Junior Middle School,95 Mimico Ave, Etobicoke ON West Toronto Wed. 4:30-7 PM
Milne Valley Middle School,100 Underhill Dr, North York ON North Toronto Sat. 9:30-12
Portage Trail Junior Community School,100 Sidney Belsey Cres, North York ON West Toronto Sat. 9:30-12
Westwood Middle School,994 Carlaw Ave, East York ON South Toronto Sat. 9-11:30

Për klasat e ditës së shtunë mësimi fillon më 22 shtator 2012, ora 9:00 A.M. Për klasat e ditës së martë mësimi fillon më 25 shtator, ora 4:00 P.M. Për klasat e ditës së mërkurë mësimi fillon më 26 shtator, ora 4:30 P.M.
Për çdo kërkesë ose paqartësi mos hezitoni të kontaktoni mësueset Rajmonda Demaj (416-752-9262), Nikoleta Kostandin (416-429-3894), Astrit Demaliaj (416-303-3066), Evgjeni Xhakolli (416-248-1648) dhe Polina Muça. Ju mund të kontaktoni gjithashtu edhe aktivistët e shkollave Leonard Zoga, anëtar bordi i SHBSHK-së dhe Roland Lelaj, sekretar i SHBSHK-së, në telefonin e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze Toronto (416-503-4704).

Klasa të tjera të gjuhës shqipe në GTA janë hapur edhe në Mississauga (Bishop Scalabrini, 225 Central Parkway West), Brampton (St. Kevin Separate School, 103 Malta Ave.), Stoney Creek-Hamilton (mësuese Tefta Tahiri, 905-385 3927 dhe Drita Pllana 905-520 5622) dhe nga 15 tetori në Oakville (White Oak Secondary School, 1055 McCraney St. East, mësuese Merita Alushi, 905-359 7256, meritaalushi@yahoo.com).

Menu