85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461
Contact info
85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461

PAK FJALË MBI MËNYRAT E EMIGRIMIT NË KANADA

Kanadaja është një nga vendet e pakta perëndimore me një sistem emigrimi shumë mirë të organizuar e të kontrolluar. Ajo në bazë të disa kritereve të caktuara qartë ka një kuotë vjetore pranimi prej 200-250 mijë emigrantësh nga e gjithë bota.

Pikërisht për këtë temë, herë pas here kemi marrë mesazhe nga shumë bashkatdhetarë me kërkesa të ndryshme mbi mënyrat e emigracionit për në Kanada. Për t’ju orientuar sadopak, mund të themi se burimi kryesor i të gjitha kërkesave tuaja për informacion është websajti zyrtar i emigracionit kanadez The Citizenship and Immigration Canada (CIC). Atje do të njiheni hollësisht me rrugët e ndryshme të emigrimit për në Kanada, kriteret kryesore të seleksionimit të emigrantëve dhe formularët e ndryshëm që duhen plotuesuar për secilën kategori.

emigracion

 

http://www.cic.gc.ca/english/index.asp

Burim tjetër informacioni për emigrimin është edhe ambasada apo konsulata më e afërt e Kanadasë atje ku jetoni aktualisht. Punonjësi përkatës i ambasadës, pasi të keni lënë një takim, mund t’ju sqarojë më gjatë për kërkesat dhe nevojat tuaja. Adresat e ambasadave kanadeze në trojet shqiptare dhe në vendet përreth mund ti gjeni në rubrikën tonë “Ambasadat” që ndodhet në faqen tonë kryesore.

Pasi të keni ezauruar këto burime të rëndësishme informacioni, mund ti drejtoheni edhe konsulentëve apo avokatëve të emigracionit. Këtu duhet të tregoni kujdes pasi procedura ështe me pagesë të lartë dhe mund të bini pre edhe të abuzimeve nga persona të paskrupullt të cilët nuk kanë të drejtë që të ushtrojnë këtë profesion dhe informacionet e tyre mund të jenë të gabuara apo edhe më keq, ata mund të jenë vegla të emigrimit ilegal dhe krimit të organizuar.

 

Menu