85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461
Contact info
85 Ingram Drive,Toronto ON, M6M 2L7(647) 955-7461

HISTORIA E SHOQATËS BASHKËSIA SHQIPTARO-KANADEZE TORONTO (SHBSHK) NË VITE

Përpjekjet për të krijuar Shoqatën Bashkësia Shqiptaro-Kanadeze (SHBSHK) me qendër në Toronto e kanë fillimin shumë kohë më përpara se sa të themelohej kjo shoqatë.

11 Gushti 1989 shënon ditën e krijimit paraprak të kësaj shoqate mbarëshqiptare. Kjo arritje e rëndësishme e komunitetit shqiptar ishte fryt i punës së palodhur dhe të lavdërueshme të grupit nismëtar, i cili me përpjekje të mëdha arriti të mbledhë tok shumë bashkatdhetarë për një qëllim fisnik. SHBSHK-ja u regjistrua tek autoritetet kanadeze si organizatë komunitare pa përfitim në datën 4 Nëntor 1990 me emrin Albanian-Canadian Community Association of Toronto, që njihet edhe si data zyrtare e krijimit të saj. Kjo ditëlindje shihet qartë edhe në logon zyrtare të Shoqatës, të krijuar me mjeshtëri e plotkuptim qysh në atë kohë. Ajo simbolizon të gjithë shqiptarët e krejt provincave kanadeze të përfaqësuara secila nga një gjethe panje të bashkuar përreth shqipes dykrenare, mëmëdheut.
Komuniteti shqiptaro-kanadez falenderon përzemërsisht grupin nismëtar por edhe grupet e tjera drejtuese në vite për arritjen e këtij misioni kaq fisnik e patriotik në interes të të gjithë bashkëatdhetarëve me banim në Kanada.

Të njohim dhe nderojmë kryetarët e SHBSHK-së në këto 24 vite!

 

Murati_sq

Z. MURAT HASHANI 

Kryetar i SHBSHK-së në vitet 1989-1990
Murat Hashani lindi në Rubovc të rajonit të Kosovës. Mbaroi Shkollën e Mesme Elektroteknike dhe kreu studimet në degën Inxhinjeri Elektrike në Universitetin e Prishtinës. Në vendlindje ka punuar si elektroteknik dhe në Kanada ka punuar si mbikqyrës në një kompani elektrike. Më 1979 emigroi në Kanada dhe ka qënë ndër veprimtarët kryesorë për krijimin e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze (SHBSHK) me qendër në Toronto. Ishte kryetari i parë i SHBSHK.

 2_Hoxha

Z. HALIT HOXHA

Kryetar i SHBSHK-së në vitet 1990-1993, 1999-2001 dhe 2001-2003 
Halit Hoxha lindi në Shtipe të rajonit të Maqedonisë. Mbaroi shkollën e mesme dhe një vit kurs për llogaritar. Në vitin 1964 emigroi në Kanada ku dhe themeloi sipërmmarrjen e tij. I ka dhënë një ndihmesë të veçantë bashkësisë shqiptaro-kanadeze duke drejtuar SHBSHK për 3 mandate rresht.

3_Abdullai

Z. TEFIK ABDULLAI

Kryetar i SHBSHK-së në vitet 1993-1996
Tefik Abdullai lindi në Prespë të rajonit të Maqedonisë. Kreu studimet e larta në Degën e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar si mësues në Maqedoni. Në vitin 1987 emigroi në Kanada dhe punoi si mësues për Toronto District School Board (TDSB).Ka qënë edhe Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës në vitet 1991-1993.

4_Cane

Z. ENGJËLL CANE 

Kryetar i SHBSHK-së në vitet 1996-1997
Engjëll Cane lindi në Bilisht të Devollit, Shqipëria qëndore. Kreu shkollën e mesme në vitin 1965 në Gjimnazin e Lushnjes. Më 1983 emigroi në Kanada dhe në vitet 1984-1985 punoi si mësues i gjuhës shqipe për shqiptarët e Torontos. Që nga viti 1987 punon si kryeteknik në Toronto District School Board. Në vitin 1989 ndihmon në themelimin e SHBSHK. Në vitin 1991 ka qenë një nga krijuesit dhe kryetar i organizatës “Canadian Albanian Relief Effort”, e cila ka dërguar shumë ndihma në ato vite të vështira në Shqipëri.

5_Bekiri

Z. FERZI BEKIRI

Kryetar i SHBSHK-së në vitet 1997-1999 
Ferzi Bekiri lindi në Gërçar të Prespës të rajonit të Maqedonisë. Në vitin 1974 emigroi në Kanada ku vazhdoi studimet për Administrim Biznesi. Ka punuar në biznesin e tij dhe është pronar i dy salloneve të bukurisë në Toronto me emrin “DBK Salon”. Ka ndihmuar vazhdimisht për mbarëvajtjen e bashkësisë shqiptare në Toronto e rrethinë.

6_Xhaferi

Z. MUHARREM XHAFERI

Kryetar i SHBSHK-së në vitet 2003-2005 dhe 2006-2008 
Muharrem Xhaferi lindi në Picar të Gjinokastrës, Shqipëria qëndrore. Mbaroi Shkollën e Mesme Elektrike në Tiranë. Ka punuar si teknik elektriku në ushtri dhe ndërtim minierash. Në vitin 2000 emigron bashkë me familjen e tij në Kanada. Muharrem Xhaferi i ka shërbyer bashkësisë shqiptaro-kanadeze edhe duke qenë Anëtar Nderi i SHBSHK per 4 vjet rresht.

7_Lolja

Z. SAIMIR LOLJA, Ass. Prof. PhD 

Kryetar i SHBSHK-së në vitet 2005-2006 
Saimir Lolja lindi në Elbasan, Shqipëria qëndrore. U diplomua në Universitetin e Tiranës në Degën Kimi Industriale në vitin 1987. Deri në vitin 2000, punoi si profesor i Inxhinjerisë Kimike në Universitetin e Tiranës. Emigroi në Kanada në vitin 2000. Autor i shumë shkrimeve shekncore në dhe anëtar redaksie në revista ndërkomëbtare. Autor i shumë shkrimeve në fusha të ndryshme në shtypin shqiptar dhe atë jo-shqiqptar. Jep mësim në Ryerson University dhe TDSB.

8_Peci

Z. PETRAQ PECI

Kryetar i SHBSHK-së në vitet 2008-2010
Petraq Peçi lindi në Tiranë, Shqipëria qëndrore. Mbaroi studimet në Degën Inxhinjeri Elektrike në Universitetin e Tiranës më 1989. Ka punuar për kompani të ndryshme e OJQ ndërkombëtare (kanadeze, malajziane, amerikane e italiane), si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj dhe si Drejtor i shitjeve në HP në Tiranë. Ka emigruar në Kanada në vitin 2006 dhe punon në shit-blerjen e pronave për kompaninë Trebnet.

9_Kondaj

Znj. RUKI KONDAJ, Msc, PhD

Kryetare e SHBSHK 2010-2013, 2013-2015
Ruki Kondaj lindi në Vlorë, Shqipëria qëndrore. U diplomua në Degën Farmaci të Universitetit të Tiranës me 1981. Për një kohë të gjatë ka punuar në sistemin farmaceutik dhe atë shëndetësor në Shqipëri, si dhe profesore e jashtme në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë e nё Tetovё. Mban gradën Master Ndërkombëtar për sistemin shëndetësor nga Universiteti Bocconi- Milano, Itali, dhe Doktore e Shkencave Farmaceutike nga Universiteti i Tiranës Shqipёri. Emigroi në Kanada në vitin 2000.Në vitin 2009 mori diplomën pasuniversitare për Çështjet rregullatore të farmaceutikës me “ Distiction” nga Instituti i Teknologjisë Farmaceutike në Toronto. Ёshtё punonjёse shkencore dhe autore e shumë shkrimeve shkencore. Nё nёntor 2012 nderohet me medaljen e kurorёs mbretёrore: Queen Elizabeth II Diamond Jubilee Award nga Guvernatori i Pёrgjithshёm i Kanadasё.

Më poshtë janë renditur emrat e kryetarëve të SHBSHK-së në një tabelë përmbledhëse:

Vitet Kryetar
1989-1990 Z. Murat Hashani
1990-1993 Z. Halit Hoxha
1993-1996 Z. Tefik Abdullai
1996-1997 Z. Engjëll Cane
1997-1999 Z. Fejzi Bekiri
1999-2001 Z. Halit Hoxha
2001-2003 Z. Halit Hoxha
2003-2005 Z. Muharrem Xhaferi
2005-2006 Dr. Saimir Lolja
2006-2008 Z. Muharrem Xhaferi
2008-2010 Z. Petraq Peci
2010-2013 Dr. Ruki Kondaj
2013-2015 Dr. Ruki Kondaj

 

Menu