Artistët Shqiptarë

ARTISTET SHQIPTARE NE KANADA

AUGUSTIN SIMONI: ALBUMI KLASIK ALBANIAN COMPOSERS NË CBC RADIO

simoni

Albumi me muzikë klasike Kompozitorët shqiptarë (Albanian Composers), i regjistruar nga violinisti Augustin Cin Simoni në Toronto në vitin 2010, i cili përmban muzikën e pesë kompozitorëve të njohur shqiptarë Çesk Zadeja, Aleksandër Peçi, Gjon Simoni, Pjetër Gaci dhe Albert Paparisto, është përfshirë në koleksionin e CBC-Radio Canada dhe është ofruar për tu transmetuar nga producentët e CBC-së në të gjithë Kanadanë. Është nga herët e para në historinë e muzikës shqiptare që veprat e kompozitorëve tanë të transmetohen e përcillen me vëmendje nga radiot kryesore kanadeze.
Z. Augustin C. Simoni mund të kontaktohet në tel: 416-241-4677;
e-mail: alida_s2011@hotmail.com

TRIOJA “FAMMUS”

Trioja “FAMMUS” (violinë, violinë/violë dhe piano) u formua në vitin 1999 në Athinë, Greqi. Emri “FAMMUS” rrejedh nga fakti se instrumentistët e Trios janë anëtarë të të njejtës familje: “Fam-ily Mus-ic”. Fillimisht veprimtaritë a para të Trios u organizuan kryesisht në Greqi, ku ata luajtën disa herë në Athinë e qytete të tjera. Më tej, Trioja u ftua ne Phoenix, Arizona, SHBA, ku ata dhanë një koncert të paharrueshëm. Repertori i “FAMMUS” shtrihet që nga muzika e periudhës së Barokut deri tek muzika bashkëkohore. Trioja “FAMMUS” ka luajtur me sukses në MacMillan Theatre dhe Victoria College Chapel, të dyja në Universitetin e Torontos; Center for the Arts stage në Toronto, Living Arts Center në Mississauga, Parliament Library Music Hall në Ottawa, etj. Grupi vazhdon të interpretojë muzikë në Kanada, duke patur një prani konstante në skena përgjatë gjithë vitit.

CD_2002475
CD_2007475

The Trio “FAMMUS” (violin, violin/viola, and piano) was formed in 1999 in Athens, Greece. The name “FAMMUS” springs from the fact that the members of the Trio belong to the same family: “Fam-ily Mus-ic”. Initially the activities of the Trio took place mainly in Greece, where they performed in Athens and other cities. Consequently FAMMUS was invited in Phoenix, Arizona, USA, where they gave a memorable concert. FAMMUS’ repertoire covers works starting from the Baroque period to and including contemporary music. The Trio “FAMMUS” has performed successfully at the MacMillan Theatre and the Victoria College Chapel, both at the University of Toronto, the Center for the Arts stage in Toronto, the Living Arts Center in Mississauga, the Parliament Library Music Hall in Ottawa, etc. They continue their performing activities in Canada, maintaining a constant presence on stage on an annual basis.

PIANISTI I TALENTUAR SHQIPTAR RUDIN LENGO

lengo

Rudin Lengo është një koncert pianist i dëgjuar për recitalet dhe konkurimet në Kanada dhe Amerikë. Ai është fitues i konkursit “Glenn Gould Concerto Competition”, dhe i çmimeve në konkurime të ndryshme
kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfshire këtu çmimin e dytë në “William C. Byrd International Piano Competition”; Mary Winston Smail Memorial Award për pianistin më të mirë në konkursin “WAMSO Minnesota”; çmimin e tretë në konkursin “Knigge Music Competition”; dhe çmimin e parë në konkursin “TD Elora Festival Competition”. Z.Lengo ka marrë pjesë në festivalet e “Centre d’Arts Orford”, “Toronto Summer Music Academy and Festival” dhe në “Chautauqua Music Festival”, ku ka luajtur për pianistë të mirënjohur botërorë si Menahem Pressler, André Laplante, Monique Duphil, Jacque Rouvier dhe John O’Conor.

Gjatë vitit të kaluar, Z.Lengo mori pjesë në disa recitale në New York’s Steinway Hall, Minnesota Orchestra Hall, MacArthur Hall në Flint të Michigan, Roy Barnett Recital Hall në Vancouver, Gateway Theatre në Richmond, në Elora Music Festival dhe Chautauqua Music Festival. Në tetor 2011 ai ishte solist me Orkestrën e Londonit në Konçerton Nr. 5 të Beethovenit, nën drejtimin e dirigjentit Daniel Warren.

Rudin Lengo filloi studimet e pianos në shkollën 8-vjeçare të muzikës “Servete Maçi“ në Tiranë me mësuesen Nedi Peku. Pas emigrimit në Kanada, ai vazhdoi studimet nën drejtimin e James Anagnoson dhe kompletoi kurset e “Royal Conservatory of Music” nga i cili mori “ARCT Performer’s Diploma”. Z. Lengo u diplomua në “George Harvey Collegiate Institute” me një mesatare 99% , i dyti në Greater Toronto Area dhe u dekorua me Medaljen e “Governor General’s Academic Medal” dhe me “University of
Toronto National Book Award” për rezultatet e larta akademike.

Zotin Rudin Lengo mund ta kontaktoni nëpërmjet telefonit: 416-419-4718 ose me e-mail rudinlengo@hotmail.com

KOREOGRAFI DHE KERCIMTARI RAMAZAN KELLEZI

xani

Koreografi Ramazan Këllezi është bërë tashmë shumë i njohur për kontributin e tij artistik që ka dhënë në gjininë e baletit dhe të valles popullore. Pas përfundimit të Institutit të Lartë të Arteve me rezultate të shkëlqyera, ai emërohet fillimisht mësues dhe me pas drejtor i shkollës Kombëtare të Baletit. Gjatë 8 vitete si drejtues i shkollës ka diplomuar balerinë e valltarë të shquar si: Kledi Kadiu, Anbeta Toromani, Enada Hoxha, Gerti Vaso, Helga Saraçi, etj. të cilët debutojnë me shumë suskses jo vetëm në skenat shqiptare por edhe në ato botërore.

Me pas ai ishte pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve të bukura, pranë katedrës së kantos, për lëndën e plastikës artistike, specializuar në Bolonja (Itali) në fushën e pantomimës, plastikës e kërcimeve historike.

President dhe koreograf i Ansamblit artistik “Të rinjtë e Tiranës” qysh prej vitit 1991, i cili ka prezantuar Shqipërinë në shumë aktivitete brenda dhe jashtë vendit me një nivel të lartë artistik si në Itali, Francë, Spanjë, Maltë,Turqi, Bullgari, Hungari, Austri, Angli etj. Si rrjedhoje e këtij aktiviteti grupi është anëtarësuar nga viti 2004 në IGF (International Group Folk) me qendër në Itali, ku janë anëtare mëse 60 vende nga e gjithe bota. Ramazani është anëtar i kryesisë së kësaj organizate që prej vitit 2006.

Krijues i shumë miniaturave koreografike, koreograf i spektakleve televizive “E shtuna gazmore e nje qyteti”, “Rreth fatit për 12 jave”, si dhe i filmit artistik “Bolero” etj.
Diplomuar nga St. Clair College per ballroom dance si dhe koreograf i trupës së baletit Windsor Dance Experience me të cilin ka realizuar dy balete “Snow White and the Seven Dwarfs” dhe “Geniver” balet me temë historike.
Aktualisht është drejtues e koreograf i grupit të ri artistik “Shqiponjat e vogla” të përbërë nga vogëlushë shqiptarë, me të cilin ka realizuar disa debute të suksesshme në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptaro-Kanadeze në Toronto dhe është pritur me duartrokitje të nxehta nga krejt publiku artdashës.Shoqata Shqiptaro Kanadeze shpreh mirënjohje të vecantë për Ramazanin jo vetëm si koreograf por edhe si
aktivist i Shoqatës.

TRE DISK JOCKEY TE KOMUNITETIT SHQIPTAR NE TORONTO E GTA

DJ

Ata janë tre djem shumë aktivë që në jetën e përditshme kanë profesionet e tyre, por njëkohësisht janë të apasionuar edhe pas muzikës. Këta djem shqiptarë jane Ergysi, Visari dhe Andy që njihen si DJ shumë të mirë por njëkohësisht janë edhe shokë të mirë. Shpesh kanë dhënë kontribut vullnetar për komunitetin tonë në veprimtari shumë të rëndësishme si festat kombëtare, pavarësinë e Kosovës dhe kremtimin e festës së nënës dhe mësuesit më 7-8 mars.

Shoqata Shqiptaro-Kanadeze e Torontos shpreh mirënjohje të veçantë për të tre djemtë: Ergysin, Visin dhe Andin duke uruar që me pasionin e tyre për muzikën të gjallërojnë aktivitetet që zhvillohen në komunitetin
shqiptar në Toronto e GTA. Për të bashkëpunuar me këta artistë të palodhur mund të kontaktoni në telefonat e tyre ose në adresat në Facebook.

Ergsys Tafilica, cel. 647 297 4944, https://www.facebook.com/ergys.tafilica

Visar Zejnullahu (Dj Viss), cel. 647 988 8477, https://www.facebook.com/djviss1

Andy (Andy Gruuve), cel. 416 704 0310, https://www.facebook.com/MZKMSTR

Translate »