HISTORIA E SHOQATËS BASHKËSIA SHQIPTARO-KANADEZE TORONTO (SHBSHK) NË VITE
Përpjekjet për të krijuar Shoqatën Bashkësia Shqiptaro-Kanadeze (SHBSHK) me qendër në Toronto e kanë fillimin shumë kohë më përpara se sa të themelohej kjo shoqatë.
11 Gushti 1989 shënon ditën e krijimit paraprak të kësaj shoqate mbarëshqiptare. Kjo arritje e rëndësishme e komunitetit shqiptar ishte fryt i punës së palodhur dhe të lavdërueshme të grupit nismëtar, i cili me përpjekje të mëdha arriti të mbledhë tok shumë bashkatdhetarë për një qëllim fisnik. SHBSHK-ja u regjistrua tek autoritetet kanadeze si organizatë komunitare pa përfitim në datën 4 Nëntor 1990 me emrin Albanian-Canadian Community Association of Toronto, që njihet edhe si data zyrtare e krijimit të saj. Kjo ditëlindje shihet qartë edhe në logon zyrtare të Shoqatës, të krijuar me mjeshtëri e plotkuptim qysh në atë kohë. Ajo simbolizon të gjithë shqiptarët e krejt provincave kanadeze të përfaqësuara secila nga një gjethe panje të bashkuar përreth shqipes dykrenare, mëmëdheut.
Komuniteti shqiptaro-kanadez falenderon përzemërsisht grupin nismëtar por edhe grupet e tjera drejtuese në vite për arritjen e këtij misioni kaq fisnik e patriotik në interes të të gjithë bashkëatdhetarëve me banim në Kanada.
Të njohim dhe nderojmë kryetarët e SHBSHK-së në këto 24 vite!
|
Z. MURAT HASHANI
Kryetar i SHBSHK-së në vitet 1989-1990
Murat Hashani lindi në Rubovc të rajonit të Kosovës. Mbaroi Shkollën e Mesme Elektroteknike dhe kreu studimet në degën Inxhinjeri Elektrike në Universitetin e Prishtinës. Në vendlindje ka punuar si elektroteknik dhe në Kanada ka punuar si mbikqyrës në një kompani elektrike. Më 1979 emigroi në Kanada dhe ka qënë ndër veprimtarët kryesorë për krijimin e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze (SHBSHK) me qendër në Toronto. Ishte kryetari i parë i SHBSHK.
|
|
Z. HALIT HOXHA
Kryetar i SHBSHK-së në vitet 1990-1993, 1999-2001 dhe 2001-2003
Halit Hoxha lindi në Shtipe të rajonit të Maqedonisë. Mbaroi shkollën e mesme dhe një vit kurs për llogaritar. Në vitin 1964 emigroi në Kanada ku dhe themeloi sipërmmarrjen e tij. I ka dhënë një ndihmesë të veçantë bashkësisë shqiptaro-kanadeze duke drejtuar SHBSHK për 3 mandate rresht.
|
|
Z. TEFIK ABDULLAI
Kryetar i SHBSHK-së në vitet 1993-1996
Tefik Abdullai lindi në Prespë të rajonit të Maqedonisë. Kreu studimet e larta në Degën e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar si mësues në Maqedoni. Në vitin 1987 emigroi në Kanada dhe punoi si mësues për Toronto District School Board (TDSB).Ka qënë edhe Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës në vitet 1991-1993.
|
|
Z. ENGJËLL CANE
Kryetar i SHBSHK-së në vitet 1996-1997
Engjëll Cane lindi në Bilisht të Devollit, Shqipëria qëndore. Kreu shkollën e mesme në vitin 1965 në Gjimnazin e Lushnjes. Më 1983 emigroi në Kanada dhe në vitet 1984-1985 punoi si mësues i gjuhës shqipe për shqiptarët e Torontos. Që nga viti 1987 punon si kryeteknik në Toronto District School Board. Në vitin 1989 ndihmon në themelimin e SHBSHK. Në vitin 1991 ka qenë një nga krijuesit dhe kryetar i organizatës “Canadian Albanian Relief Effort”, e cila ka dërguar shumë ndihma në ato vite të vështira në Shqipëri.
|
|
Z. FERZI BEKIRI
Kryetar i SHBSHK-së në vitet 1997-1999
Ferzi Bekiri lindi në Gërçar të Prespës të rajonit të Maqedonisë. Në vitin 1974 emigroi në Kanada ku vazhdoi studimet për Administrim Biznesi. Ka punuar në biznesin e tij dhe është pronar i dy salloneve të bukurisë në Toronto me emrin “DBK Salon”. Ka ndihmuar vazhdimisht për mbarëvajtjen e bashkësisë shqiptare në Toronto e rrethinë.
|
|
Z. MUHARREM XHAFERI
Kryetar i SHBSHK-së në vitet 2003-2005 dhe 2006-2008
Muharrem Xhaferi lindi në Picar të Gjinokastrës, Shqipëria qëndrore. Mbaroi Shkollën e Mesme Elektrike në Tiranë. Ka punuar si teknik elektriku në ushtri dhe ndërtim minierash. Në vitin 2000 emigron bashkë me familjen e tij në Kanada. Muharrem Xhaferi i ka shërbyer bashkësisë shqiptaro-kanadeze edhe duke qenë Anëtar Nderi i SHBSHK per 4 vjet rresht.
|
|
Z. SAIMIR LOLJA, Ass. Prof. PhD
Kryetar i SHBSHK-së në vitet 2005-2006
Saimir Lolja lindi në Elbasan, Shqipëria qëndrore. U diplomua në Universitetin e Tiranës në Degën Kimi Industriale në vitin 1987. Deri në vitin 2000, punoi si profesor i Inxhinjerisë Kimike në Universitetin e Tiranës. Emigroi në Kanada në vitin 2000. Autor i shumë shkrimeve shekncore në dhe anëtar redaksie në revista ndërkomëbtare. Autor i shumë shkrimeve në fusha të ndryshme në shtypin shqiptar dhe atë jo-shqiqptar. Jep mësim në Ryerson University dhe TDSB.
|
|
Z. PETRAQ PECI
Kryetar i SHBSHK-së në vitet 2008-2010
Petraq Peçi lindi në Tiranë, Shqipëria qëndrore. Mbaroi studimet në Degën Inxhinjeri Elektrike në Universitetin e Tiranës më 1989. Ka punuar për kompani të ndryshme e OJQ ndërkombëtare (kanadeze, malajziane, amerikane e italiane), si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj dhe si Drejtor i shitjeve në HP në Tiranë. Ka emigruar në Kanada në vitin 2006 dhe punon në shit-blerjen e pronave për kompaninë Trebnet.
|
|
Znj. RUKI KONDAJ, Msc, PhD
Kryetare e SHBSHK 2010-2013, 2013-2015
Ruki Kondaj lindi në Vlorë, Shqipëria qëndrore. U diplomua në Degën Farmaci të Universitetit të Tiranës me 1981. Për një kohë të gjatë ka punuar në sistemin farmaceutik dhe atë shëndetësor në Shqipëri, si dhe profesore e jashtme në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë e nё Tetovё. Mban gradën Master Ndërkombëtar për sistemin shëndetësor nga Universiteti Bocconi- Milano, Itali, dhe Doktore e Shkencave Farmaceutike nga Universiteti i Tiranës Shqipёri. Emigroi në Kanada në vitin 2000.Në vitin 2009 mori diplomën pasuniversitare për Çështjet rregullatore të farmaceutikës me “ Distiction” nga Instituti i Teknologjisë Farmaceutike në Toronto. Ёshtё punonjёse shkencore dhe autore e shumë shkrimeve shkencore. Nё nёntor 2012 nderohet me medaljen e kurorёs mbretёrore: Queen Elizabeth II Diamond Jubilee Award nga Guvernatori i Pёrgjithshёm i Kanadasё.
|
|
Znj. Aida Lumi-Bejte
Mban titullin Kontabiliste Profesioniste e Çertifikuar e Provincës së Ontarios. Gjithashtu ka kryer me sukses studimet për Master Ekzekutiv në një nga universitetet më prestigjoze të Kanadasë, Ivey School of Business, si dhe është diplomuar për Financë-Kontabilitet pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës.
|
|
Z. Ramazan Kellezi
Ka mbaruar studimet e larta prane Akademise se Arteve te Bukura, Tirane me titull Koreograf. Pas nje kerriere te suksesshme si koreograf dhe pedagog ne Shkollen Kombetare te Baletit, i besohet per shume vite drejtimi i kesaj shkolle. Gjithashtu ka drejtuar per disa vjet Pallatin e Kultures Studenti. Pas vitit 2007 ka punuar ne fushen e diplomacise, ku ka sherbyer si Konsull ne Ambasaden e Republikes se Shqiperise ne Rome, Itali. Ka qene bashkepunetor dhe me pas anetar nderi, anetar i bordit drejtues, zedhenes dhe nje nder kontribuesit kryesore te shoqates qe prej vitit 2010. Si drejtues e koregraf i grupit ‘Shqiponjat e Vogla’ ka percjelle tek anetaret e komunitetit dhe publiku kanadez kulturen popullore shqiptare. Prej vitit 2015 eshte licensuar si Registered Property Manager dhe punon si drejtues prane kompanise Dell Property Management ne Toronto.
|
Më poshtë janë renditur emrat e kryetarëve të SHBSHK-së në një tabelë përmbledhëse:
Vitet |
Kryetar |
1989-1990 |
Z. Murat Hashani |
1990-1993 |
Z. Halit Hoxha |
1993-1996 |
Z. Tefik Abdullai |
1996-1997 |
Z. Engjëll Cane |
1997-1999 |
Z. Fejzi Bekiri |
1999-2001 |
Z. Halit Hoxha |
2001-2003 |
Z. Halit Hoxha |
2003-2005 |
Z. Muharrem Xhaferi |
2005-2006 |
Dr. Saimir Lolja |
2006-2008 |
Z. Muharrem Xhaferi |
2008-2010 |
Z. Petraq Peci |
2010-2013 |
Dr. Ruki Kondaj |
2013-2015 |
Dr. Ruki Kondaj |
2016 – 2018 |
Ramazan Kellezi |