Lumturimi

Dita e lumturimit të Nënë Terezës, 19 tetor 2003-19 tetor 2010

Shtatë vite më parë (19 tetor 2003), Nënë Tereza u shpall e “lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe rrespektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi krejt jetën.

Papa Gjon Pali II, i cili e adhuronte murgeshën shtatvogël shqiptare, e cila vdiq në shtator 1997 në moshën 87 vjeçare, shprehu dëshirën për ta shenjtëruar besimtaren por arriti deri në etapën e parafundit, Lumturimin. Pikërisht kjo ditë është shpallur festë kombëtare nga shteti shqiptar dhe viti 2010 që përkon me lindjen e bamirëses me famë botërore është shpallur si “Viti i Nënë Terezës”.

Në këtë kuadër Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Toronto ka realizuar disa veprimtari të cilat janë të pasqyruara edhe në faqet tona elektronike.

Shoqata Shqiptaro-Kanadeze Toronto

Translate »