Veprimtari

Festimi i Nënë Terezës në shkollën kanadeze, Markham

Me 23 Shtator 2010, në shkollën “Mother Teresa Catholic School” në Markham, u festua me madhështi 100 vjetori i lindjes së Nënë Terezës. Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze në Toronto bashkëpunoi shumë ngushtë me shkollën kanadeze për realizimin e kësaj ceremonie të bukur festive.

Veprimtarinë e nderuan me pjesëmarrjen e tyre Z. Besnik Konçi, Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Z. Genci Tirana, Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Kanada, Z. Muharrem Xhaferi dhe Prof. Kristian Bukuroshi, anëtarë nderi të SHBSHK-së. Ishin të pranishëm, si dhe në shumë aktivitete të tjera të rastit, anëtarë të kryesisë së SHBSHK-së: Dr. Ruki Kondaj (kordinatore e aktivitetit për palën shqiptare), Raimonda Demaj, Ilir Çelaj, Emiliana Zenelaj dhe Dr. Lindita Bushi. Pa dyshim, vend të veçantë midis të ftuarve zinte piktori dhe skulptori ynë i njohur Z. Hytbi Tarelli me familjen etj.

hytbiu

Programi u moderua me profesionalizëm nga drejtoresha e shkollës Znj. Emily Forrester dhe ai ishte shumë i pasur dhe i larmishëm: përshëndetje, prezantime, kënge e recitime për Nënë Terezën. Me dhjetra nxënës të shkollës, grupe-grupe, përshëndetën të pranishmit dhe shprehen respektin dhe dashurinë e tyre për të Madhen Bijë shqiptare Gonxhe Bojaxhiu.
Ndër të tjera e mori fjalën dhe Z. Besnik Konçi, i cili përshëndeti të pranishmit në emër të qeverisë shqiptare. Dr. Ruki Kondaj, gjithashtu përshëndeti të pranishmit në emër të komunitetit shqiptar ne Toronto.

Një grup fëmijësh të talentuar shqiptarë, të drejtuar nga Zj. Rajmonda Demaj, mësuese e gjuhës shqipe, recituan poezi për Nënë Terezën dhe kërcyen valle tradicionale shqiptare, të cilat u duartrokitën gjatë dhe u pëlqyen shumë. Në kuadër të këtij aktiviteti, u organizua dhe një ekspozitë e përbashkët mes piktorëve të vegjël shqiptarë dhe atyre kanadezë, ku tre fëmijë shqiptarë paraqitën punimet e tyre. rnNjë statujë miniaturë e Nënë Terezës, e punuar me pasion nga artisti Hytbi Tarelli, ju dhurua nga Dr. Kondaj në emër të komunitetit shqiptar, Znj. Susan La Rosa, drejtoreshë e Bordit të Shkollave Katolike të zonës së York-ut.

Comments Off on Festimi i Nënë Terezës në shkollën kanadeze, Markham
Translate »