Veprimtari

Koktej me shoqatat simotra për Pavarësinë e Kosovës

Më datën 20 shkurt 2011, prej orës 1-4 në zyrën e Shoqatës së SHBSHK-së në Toronto, në një takim-koktej u festua në një atmosferë të ngrohtë e vllazërore pavarësia e Kosovës e cila mblodhi të gjithë së bashku shoqatat simotra: Hamilton, London, Kitchener e plot antarë e simpatizantë të tjerë që kanë kontribuar në vite për çështjen kosovare. Në sallën tonë modeste erdhën e celebruan mbi 45 bashkatdhetarë.

 

Grupi i grave aktiviste të shoqatave simotra nga Londoni, Hamiltoni dhe Toronto

 

delegatet

Moderatorja e aktivitetit, Dr. Lindita Bushi iu uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe i ftoi të kendojnë së bashku hymnin e flamurit, dhe po të gjithë së bashku recituam një poezi për Kosovën. Programi vazhdoi me pershendetjet e radhës nga kryetarja e shoqatës së Torontos Dr. Ruki Kondaj, konsulli i nderit z. Genc Tiarana, kryetari i shoqatës së Hamiltonit z. Shani Pnishi, përfaqësuesja e shoqatës së Londonit znj. Mirlinda Qamili, z. Sami Ademi etj. si dhe u recituan disa poezi për Kosovën të recituara me pasion nga Ergest Plaku dhe mësuesja e gjuhës shqipe Raimonda Demaj. Festa vazhdoi më tej nën tingujt e këngëve patriotike për Kosovën dhe Shqipërinë.

konsulli

Pamje nga përshendetja e Konsullit të nderit në Toronto, z. Genc Tirana

Në të gjitha përshëndetjet ra në sy dëshira dhe nevoja e bashkëpunimit me të gjitha shoqatat dhe përfaqësuesit e shtetit shqiptar në Kanada, duke vepruar e festuar si një komb i vetëm në të gjitha festat kombëtare apo veprimtari të tjera që lidhen me çështjen mbarëshqiptare.

GËZUAR PAVARËSINË!

Më në fund Kosovë e dashur
mjekim u dhe plagëve të marra,
kështu dorë për dore të kapur
do ta nisim nga e para.

Këtë ditë sot do festojmë
se bekoi fatin me mbarësinë,
ndaj nga zemra të urojmë
gëzuar KOSOVË PAVARËSINË

Jetë e mot dua të dëgjoj,
për ty veç gëzim e lumturi,
zemra gjithmonë të këndojë
si bijë e Nënës Shqipëri.

SHOQATA SHQIPTARO-KANADEZE NË TORONTO JU URON TË GJITHË BASHKATDHETARËVE GËZUAR 3 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS!

HAPPY INDEPENDENCE DAY KOSOVA!

newborn

Comments Off on Koktej me shoqatat simotra për Pavarësinë e Kosovës
Translate »