Veprimtari

Takim me ambasadorin Konçi para largimit nga Kanadaja

Të hënën, më 28 mars 2011, në zyrën e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Toronto u mblodhëm në një takim përshëndetës me Ambasadorin e Shqipërisë në Ottawa, z. Besnik Konçi i cili sipas mandatit do të largohet nga Kanadaja pas disa ditësh.

Takimi u krye në një atmosferë të përzemërt e familjare si një ndalesë e domosdoshme edhe në Toronto, përgjatë itinerarit të diplomatit shqiptar për të përshëndetur miq, kolegë dhe bashkatdhetarë.

Gjatë bisedës rreth tavolinës me disa anëtarë të Kryesisë së Shoqatës dhe anëtarët e Këshillit të Nderit, u fol për forcimin e marrëdhënieve të të dy palëve dhe organizimin e suksesshëm të një sërë veprimtarish midis Ambasadës dhe Shoqatës sonë të cilat e çuan më tej nxitjen për më shumë bashkëpunim në qëllimin e përbashkët të shpalosjes së vlerave shqiptare.

Duke diskutuar me njeri-tjetrin shkëmbyem mendimet, sugjerimet dhe këshillat se si mund të ngjallet edhe më tej jeta komunitare e shqiptarëve në Kanada. Ambasadori Konçi na siguroi se i ka transmetuar zonjës Petoshati, e cila do të jetë ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Ottawa për vitet që do të vijnë, të gjitha detajet e bashkëpunimeve tona dhe sugjerimin për tu mbështetur reciprokisht tek njeri-tjetri edhe për të ardhmen, bashkëpunim ky me vlerë e rëndësi reciproke.

Comments Off on Takim me ambasadorin Konçi para largimit nga Kanadaja
Translate »