Ministri kosovar i diasporës viziton shqiptarët në Toronto
Këto ditë ministri i diasporës z. Ibrahim Makolli kreu një takim me bashkatdhetarët e Torontos dhe qyteteve përreth saj. Takimi u organizua nga dy shoqatat shqiptare në Toronto, Shoqata Kosova dhe Shoqata-Shqiptaro Kanadeze e Torontos. Z. Makolli u mirëprit nga rreth 100 pjesëmarrës, përfaqësues të të gjithe trevave. Midis tyre ishin edhe konsulli i nderit të Shqipërisë në Toronto, z. Genc Tirana dhe konsulli i Republikës së Kosovës në Washington, z. Fatmir Zajmi. Moderimin e mbledhjes e kryen dy presidentët e shoqatave respective, Dr. Ruki Kondaj dhe z. Sami Ademi. Një përshëndetje në emër të ambasadës sonë në Ottawa e bëri konsulli Tirana.
Pas përshëndetjes së z. Makolli u bënë shumë pyetje dhe diskutime mbi tema që lidhen me çështjet e shqiptarëve të diasporës dhe vendeve tona. Darka u organizua në Mashu Mashu Restorant që ka pronar shqiptar. Takimi kaloi në një atmosferë miqësore nën tingujt e muzikës së rpërgatitur nga DJ Visi. Në fund të darkës, presidentja Kondaj i dhuroi ministrit Makolli një dhuratë simbolike me figurën e heroit tonë kombëtar Skënderbeut, punuar nga artist i mirënjohur i komunitetit, z. Hytbi Tarelli.