Veprimtari

Takimi i përgjithshëm me anëtarët e Shoqatës sonë

Shoqata Shqiptaro-Kanadeze e Torontos çdo vit organizon edhe mbledhjen e përgjithshme të anëtarëve ku flitet për detyrat e realizuara si dhe vizionin e projektet për të ardhmen. Këtë radhe në rendin e ditës ishte një objektiv madhor, aprovimi i statutit të ri të ristrukturuar e përpunuar nga një grup ekspertësh prej të gjitha fushave. Përveç kësaj u prezantua edhe raporti financiar i vitit, gjendja e anëtarësisë dhe planveprimi për kremtimin e 100 vjetorit të Pavarësisë.

Konform statutit të ri, u krijua një grup vullnetarësh të cilët do ti bashkangjiten kryesisë për të realizuar veprimtarinë më të rëndësishme të të gjitha kohërave. Pati shumë diskutime, mendime të ndryshme si dhe anëtarësime të reja.

 aktivi_2

 aktivi_3

Sipas planit të veprimit u prezantuan grupet e punës që do të punojnë për festën si grupi i artistëve, grupi i bizneseve, grupi vullnetarëve dhe grupi i të rinjve studentë. Pas mbledhjes në koktejin e thjeshtë bisedat miqësore midis mëse 40 pjesëmarrësve e bënë edhe më të ngrohtë ambientin në zyrë.

Comments Off on Takimi i përgjithshëm me anëtarët e Shoqatës sonë
Translate »